Pastori Gogu me drejtoreshën Bodo duhet të përgjigjen jo për sekretin por për “marifetin”: Kush e firmosi transferimin e Erion Veliajt dhe mbi çfarë arsyesh?

Pastori Gogu me drejtoreshën Bodo duhet të përgjigjen jo për sekretin por për “marifetin”: Kush e firmosi transferimin e Erion Veliajt dhe mbi çfarë arsyesh?

A është pastori Gogu urdhëruesi i transferimit të Veliaj dhe çfarë sekreti shtetëror është urdhëri i transferimit kur i burgosuri është transferuar dhe e di gjithë Shqipëria se ku është vendosur.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, urdhri nxirret nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve. Përgjegjësia politike e ministrit dhe autorësia e urdhrit janë dy çështje që duhen sqaruar veçmas por nuk ka prova që Toni Gogu e ka urdhëruar personalisht transferimin e Veliajt.

Për “sekretin shtetëror”, lind pyetja: Çfarë informacioni konkret kërkon mbrojtje pasi transferimi është kryer dhe vendndodhja është publike? DPB thotë se urdhri përfshihet në dokumentet e klasifikuara, por njoftimi publik nuk shpjegon konkretisht përse duhet mbajtur i fshehtë i gjithë akti.

Megjithatë, fakti që dihet… burgu ku ndodhet Veliaj nuk përjashton që dokumenti të përmbajë hollësi të ndjeshme për sigurinë. Kjo është një mundësi, jo diçka e verifikuar për këtë urdhër. Pa parë aktin dhe bazën e klasifikimit, nuk mund të shpallet përfundimisht as i ligjshëm, as abuziv klasifikimi.

Pyetja që kërkon përgjigje nga Gogu:

“Kush e firmosi transferimin e Erion Veliajt dhe mbi çfarë arsyesh? Përse nuk bëhen publike arsyet administrative, duke ruajtur konfidenciale vetëm hollësitë që cenojnë realisht sigurinë?

Kur thoni ‘për arsye sigurie’, për sigurinë e kujt flisni: Të institucionit apo të vetë Veliajt? Nëse bëhet fjalë për Veliajn, a është identifikuar një kërcënim konkret ndaj tij dhe a i është komunikuar mbrojtjes?

Publiku nuk kërkon hollësi operative, por arsyetimin e një vendimi shtetëror. A do ta bëni publik këtë arsyetim, apo do të vazhdoni të fshiheni pas togfjalëshit ‘arsye sigurie’?”.

Veprimi me Veliajn i shton kundërshtarve me njëherë taborrit kundër kësaj qeverie 160.000 opozitar të cilët janë të bindur se Veliaj është nën thundrën e inkuzicionit politik, deri kur të mos hesht për të shpëtuar veten dhe të gjithë ata që sot janë në kushtet fizike të tij përvballë padrejtësisë. /Ekskluzive.al