HomeBlog

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “p***some”…?!

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “p***some”…?!

Nga Enkel Demi

Sa herë ndodhin tragjedi të pamendueshme në rrugë, si ajo e Durrësit, reagimet janë të ashpra, veçanërisht nga klasa politike.

Ndryshimi i kodit rrugor dhe atij penal shihet si zgjidhja e duhur, ndoshta shëruese. Në fakt, paketa jonë e ligjeve për kësi rastesh nuk është e keqe, madje nëse zbatohet është krejt e mirë për të zgjidhur kaosin që përjetojmë çdo ditë të lume në rrugët tona.

Por, sëmundja kanceroze, e pashërueshme prej vitesh është moszbatimi i tyre dhe frika nga arrogance, hakmarrja e të “fortëve”.

Këto ditë që me siguri ka për të nisur një fushatë për displinimin e vozitësve, nuk kanë për të lënë pemëthym’ pa ndëshkuar që lëviz me makina të lodhura të para viteve 2000, por nuk do prekin askënd nga “cubat” me makina luksoze qindra mijëra euro.

A pyet njeri si ka mundësi që djem e vajza nga 19-20 vjeç kanë makina luksoze që kalojnë çmimet e banesave në kryeqytet?

Po tabelat e rrugëve kombëtare a i sheh njeri se si janë, thua se matësit e shpejtësisë kanë ecur me ZUK të para viteve ’90?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some” që kalojnë radhat e të shtyjnë, kur duhet të futesh në një kalim, ngushti apo trafik në rrugë?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, kur bëjnë gara në rrugë?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, kur bllokojnë gjithë arrogancë korsinë e shpejtësisë dhe ecin me 30 km në orë, ndërsa ti je i detyruar të përplasesh në korsinë tjetër?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, kur të kalojnë përpara në semafor, megjithëse ti je i pari që pret radhën?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, kur në rrugë të brendshme të qytetit, në lagje apo rrugina ecin me 100 në orë që të bëjnë zhurmë prej marmitave të rregulluara?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, që bllokojnë rrugën, se do bëjnë muhabet me njëri tjetrin e nuk e qethin se presin të tjerët?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”, kur këta i gafuren policit dhe madje kanë fuqi t’i heqin kapelet?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some” që të bllokojnë rrugën dhe kur qahesh ta plasin ndonjë lapër, pasi kanë hekur në makinë?

Përse nuk ndëshkohet askush nga këta “pi..some”… për plot e plot ngjarje të tilla që të tjerë mund t’i shënojnë në komentet e tyre.