HomeAktualitetDebat

Plasin batutat në konferencën ‘live’, ‘shkrihet’ së qeshuri ministrja suedeze, Rama: Të kemi pritur pa diell, je shumë…

Plasin batutat në konferencën ‘live’, ‘shkrihet’ së qeshuri ministrja suedeze, Rama: Të kemi pritur pa diell, je shumë…

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE.

Nga sfidat e OSBE tek integrimi i Shqipërisë, Rama zbardh takimin me diplomaten e lartë dhe tregon në konferencë çfarë pritet: Do iu shtrëngojmë darën kriminelëve, së shpejti do të kemi…

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij e priti me batuta e gaz ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde. Batuta që lidhej me motin shkaktoi të qeshura dhe ovacione edhe tek diplomatja e lartë edhe tek të pranishmit.

Siç edhe dihet, Suedia është një vend nordik, me një mungesë të diellit, ndryshe nga Shqipëria mesdhetare. Rama i tha se: Je shumë e mirëpritur, të kemi pritur pa diell, në një ngjyrë që nuk është ngjyra e Stokholmit.

Kjo shkaktoi të qeshura, dhe ministrja falenderoi Ramën.