osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, Varhelyi dhe Calavera takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, ja mesazhi që japin

“Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, Varhelyi dhe Calavera takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, ja mesazhi që japin

Mesazhe të forta vijnë nga ndërkombëtarët për procesin e vettingut, që po bëhet në kuadër të reformës në drejtësi. Ditën e sotme komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre.

Në një reagim në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera, ka dhënë mesazhin e qartë të saj, ndërsa bëri thirrje që të ndalen sulmet e padrejta ndaj disa anëtarëve të Vettingut.

“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vettingut me 🇪🇺 Komisionerin @OliverVarhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shkruan Calavera. Ndërkohë, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi shkroi se BE mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për integrimin e Shqipërisë.

“Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. #EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë”, shprehet Varhelyi.

Në 28 shtator të këtij viti shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” kallëzoi në SPAk anëtaren e KPK-së Brunilda Bekteshin. Sipas kësaj shoqate Bekteshi, gjatë ushtrimit të detyrës, ka kryer disa vepra penale./BW