Humoristi Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të shtunë në Euronews Albania.
E ndërsa muaj më parë, opozita u bashkua rreth emrit të Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës, duket se ai nuk gëzon më mbështetjen e Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.
Në këtë këndvështrim, i pyetur nëse, në rastin më të keq, do të jetë një kandidat i pavarur që do ta zhvillojë i vetëm këtë betejë, ndërsa në skenarin më të mirë pjesë e një fronti të bashkuar opozitar, Binaj u përgjigj shkurt: “Po”.
Gazetarja këmbënguli për të kuptuar se mbi çfarë mbështetet kjo bindje e tij dhe çfarë e shtyn të mendojë për një angazhim të tillë.
Binaj tha se vendimi lidhet me bindjen se ky është një kontribut që duhet ta japë kushdo që mendon se mund të ndikojë në përmirësimin e shoqërisë.
“Ku hahet më çon që mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, u shpreh ai.
Më tej Binaj e thotë qartë se me mbështetjen ose jo të opozitës, ai do të jetë një nga kandidatët e Tiranës për bashkinë.

