osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Protesta finale …dështim spektakolar i radhës i PD-LSI: Basha “xhiro” rreth Kryeministrisë dhe Kuvendit për t’i bërë qejfin Berishës dhe Kryemadhit

Protesta finale …dështim spektakolar i radhës i PD-LSI: Basha “xhiro” rreth Kryeministrisë dhe Kuvendit për t’i bërë qejfin Berishës dhe Kryemadhit

Tentativat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të rrëzuar me forcë qeverinë, duket se kanë dështuar totalisht. Dje militantët e opozitës dolën sërish në protestë, protestë e cila shihej si finale, pasi është e treta protestë masive pas atyre të 16 marsit dhe 16 shkurtit. Por dje u dëshmua qartë se PD e LSI pak nga pak po prekin fundin pas djegies së mandateve.

Ndryshe nga herët e tjera, dje u protestua pasdite dhe po ashtu kishte reshje shiu. Kjo ndikoi edhe në pjesëmarrje, pasi krahasuar me 2 protestat e tjera, pjesëmarrja ishte shumë më e ulët. Por dje u konfirmua ajo që gazeta e ka thënë prej ditësh, që kemi një sherr të brendshëm mes Bashës, Berishës dhe Kryemadhit.

Këta të fundit kërkonin destabilizim dhe burime nga PD kishin bërë me dije se do tentohej futja në Kryeministri. Turma e çau kordonin e policisë, por vetëm kaq, pasi nuk pati tentativë për të hapur portën hyrëse. Më pas turma u drejtua te Kuvendi, ku dhe aty pati disa tentativa të dështuara për të hyrë brenda, por incidentet ishin të pakta.

Përplasjet Basha-Kryemadhi

Protesta e djeshme e tregoi fare qartë se kemi një ndarje mes Bashës e Kryemadhit. Së pari, ndryshe nga protestat e tjera, Kryemadhi mblodhi militantët e saj para selisë së LSI, ndërsa Basha i mblodhi para PD. Në protestat e tjera tubimet bëheshin në PD. Elementi i dytë është se para Kryeministrisë ishte vetëm Basha ai i cili mbajti një fjalë rasti, duke sulmuar qeverinë dhe duke kërkuar largimin e Ramës.

Por kryetarja e LSI u la jashtë. Detaji tjetër është se ishte Basha ai që organizonte skenarin e protestës dhe tërhoqi militantët drejt Kuvendit. Po ashtu, gazeta ndoqi nga afër këtë tubim dhe u vu re se Basha rrinte i veçuar, ndërsa Kryemadhi qëndronte afër Berishës. Të gjithë këto elementë tregojnë qartë se Basha po u bindet amerikanëve. Gjatë javës që lamë pas zyrtari amerikan, Matthew Palmer, zhvilloi takime në Tiranë dhe në takimet që pati me Bashën e Kryemadhin, ai kërkoi 2 gjëra:

Të mos ketë bojkot në zgjedhje dhe të mos preket asnjë centimetër nga institucionet. Kryemadhi menjëherë pas takimit e dha sinjalin e nuk do i dëgjojë amerikanët pasi tha se do i zgjidhim vetë hallet. Por Basha duket se ju bind Palmer dhe dje u dëshmua qartë një gjë e tillë. Incidentet ishin sporadike, ndërsa Kryeministria e Parlamenti nuk u prekën.

Flet Basha

Para Kryeministrisë i vetmi që foli ishte kreu demokrat Lulzim Basha. Ai tha se nuk do të ketë kurrë pakt me krimin. “Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë ‘Rama Ik’”, shtoi më pas Basha. Kryetari i PD-së përsëriti vendosmërinë e forcës së tij politike, por edhe të gjithë protestuesve, se nuk do të bëjnë kompromis me kryeministrin Rama, duke ia adresuar mesazhin e tij edhe faktorit ndërkombëtar.

“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë.

Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha. Vetë eksponentë të PD, por dhe Berisha ja kishte bërë të qartë Bashës se 13 prilli është vendimtar për kauzën e opozitës. Por dje ishte e njëjta situatë si më 16 mars, ku turma lëvizte nëpër rrugët e Tiranës.

Kjo dëshmon qartë se tani aksioni po rrënjoset dhe PD e LSI po hyjnë në një rrugë të vështirë. Çdo ditë po tregohet se djegia e mandateve mund të sjellë fundin e këtyre dy partive. /Kliti Topalli