osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PS të premten mbledh Asamblenë, Rama vulos kandidimin në Durrës, ja drejtuesit politikë në qarqe dhe si do filtrohen kandidatët

PS të premten mbledh Asamblenë, Rama vulos kandidimin në Durrës, ja drejtuesit politikë në qarqe dhe si do filtrohen kandidatët

Partia Socialiste është e vendosur për të marrë mandatin e tretë në zgjedhjet e 2021. Dje pasdite pati një mbledhje të gjatë grupi në qytetin e Elbasanit, ku kryetari i partisë duket se ka vënë pikat mbi “i” para deputetëve.

Zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare dhe sa i takon fatit të Ramës, pasi nëse humbet, duhet të dorëhiqet për këtë të gjithë deputetët kanë marrë udhëzime të qarta se deri në prill-maj duhet të jenë të përqendruar te takimet me qytetarët për t’i bindur të votojnë PS.

Por përveç kësaj, shefi i qeverisë ka vendosur të nisë dhe organizimin e brendshëm. Në mbledhje grupi u vendos që ditën e premte të mblidhet Asambleja Kombëtare, e cila do të përzgjedhje anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariateve. Nga ana tjetër ndryshime ka pasur dhe në radhët e drejtuesve të qarqeve. Pas kritikave nga amerikanët, Rama ka larguar përfundimisht Vangjush Dakon nga posti i koordinatorit në Durrës.

Këtë detyrë shefi i qeverisë do e marrë vetë. Ditët e fundit kishte zëra se ai do të kandidojë për deputet pikërisht në Qarkun e Durrësit dhe me këtë lëvizje duket se është vulosur gjithçka. Nga ana tjetër, koordinator për Shkodrën është emëruar Ilir Beqaj, i cili zëvendëson Valdrin Pjetrin.

Olta Xhaçka rikthehet në Dibër, ndërsa Kukësi i besohet Safet Gjicit. Lëvizje ka dhe në Tiranë, pasi do të kemi dy emra. Si qytet përgjegjës do të jetë Erion Veliaj, ndërsa në rang qarku do të jetë Elisa Spiropali, ndërsa kryetar i PS Tiranë është emëruar Ervin Bushati. Ndërkohë emrat e tjerë nuk ndryshojë, pra në Korçë mbetet Peleshi, në Fier mbetet Ruçi, në Vlorë Gjiknuri dhe në Elbasan Taulant Balla.

Filtrimi i kandidatëve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u dërgoi dje një letër krerëve të partive në vend, duke kërkuar që të mos fusin kriminelë në Parlament. Kryeministri Rama duket se i dha një përgjigje indirekte dje ambasadores, pasi pas mbledhjes mbajti një fjalë publike, ku deklaroi se përzgjedhja e kandidatëve do të kalojë në disa filtra. “Shumë shpejt duhet të biem dakord për metodikën e vlerësimit nga e gjithë familja.

Kemi një platformë dixhitale të anëtarësisë, kemi të dhëna pa fiktivitet, po flas për vlerësim online, për 3 cikle vlerësimesh mesh shtatorit dhe janarit. Gjatë kësaj kohe ne do punojmë dhe vlerësimi do jetë dinamik. Ne nuk jemi parti e mbyllur, ne nuk i kemi marrë 2 mandate thjesht me votat e anëtarësisë sonë, por me 10-fishin e saj, besoj që kush na zgjedh në fund ka të drejtë të na pyesë se kush dëshiron të jetë pjesë e listës sonë. Mund të japin të gjithë mendimin e tyre përmes platformës dixhitale, që të zgjedhim skuadrën që do na çojë drejt fitores së mandatit të tretë, skuadër e cila numerikisht bazuar tek listat e hapura do jetë më e gjerë”, tha ai.

Shefi i qeverisë deklaroi se në përzgjedhjen e kandidatëve do të marrë mendimin e të gjithë socialistëve. Ai kërkoi që kushdo mund të dërgojë sugjerimet e tij për emra të caktuar, veçanërisht për deputetët aktualë. Çdo gjë do të mbetet anonime, por do i shërbejë shefit të qeverisë të përcaktojë kush do të rikandidojë dhe kush jo.

“Unë dua që të dëgjoj zërin e çdo anëtari të partisë sonë, sepse me timen kam bërë gjithçka kam mundur, jo gjithçka kam dashur, por sot kjo nuk më mjafton. Ajo që unë mendoj për çfarë kam bërë nuk mjafton. Dua të di gjithë mendimin e familjes sonë. Sistemi i kooperativës politike nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë përpara me një mandat të tretë, por kam edhe bindjen tjetër se nuk ka më mirë se sa për përbërjen e listës politike nesër të pyesim gjithë familjen tonë politike sot”, tha ai. /Kliti Topalli