osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama për “Politico”: Sinjale pozitive nga Brukseli. Hapja e negociatave, domosdoshmëri për stabilitetin në Europë

Rama për “Politico”: Sinjale pozitive nga Brukseli. Hapja e negociatave, domosdoshmëri për stabilitetin në Europë

Sinjale pozitive nga Brukseli për hapjen e negociatave në muajin prill.

Në një intervistë për faqen e specializuar “Politico”, Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme takimet e tij me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, të cilët duken të vendosur për të avancuar kandidaturën e vendit tonë.

Përmbushja e kushteve kryesore duket se ka krijuar bindjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë, negociata që Rama paralajmëron që nuk do të jenë të lehta, por që sipas tij janë të domosdoshme për të siguruar qëndrueshmërinë politike në rajon.

Duke i konsideruar këto negociata si pjesë e një strategjie të gjerë europiane për të garantuar stabilitet në “dyert e saj”, Rama gjithashtu parashikon se procesi do të avancojë me ritme të shpejta për të gjithë rajonin.

Ndër të tjera, Kryeministri komentoi edhe nevojën e avancimit të dialogut Beograd-Prishtinë, i cili sipas tij i shërben njohjes së një realiteti të pandryshueshëm në Ballkanin Perëndimor, atë të Kosovës shtet të pavarur.

Për më shumë, lexoni të plotë intervistën e Ramës për “Politico” në vijim:

Nga Brukseli, ky Kryeministri Rama është takuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian përpara vendimit të muajit prill për hapjen e mundshme të negociatave,

Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Shqipërisë, edhe pse Beogradi shihet në “pole position” në garën për anëtarësim, deklaron Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Komisioni Europian është shprehur në muajt e fundit se është sërish i hapur ndaj perspektivës për të pranuar anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor.

Ndryshimi i tonit të Brukselit pasoi një periudhë të “bllokimit të zgjerimit”, gjatë së cilës BE-ja u përshfi nga kriza të brendshme dhe u përball me një reagim të ashpër në Europën Perëndimore lidhur me emigrimin nga shtete të reja anëtare nga lindja.

Megjithatë, zyrtarët e BE-së kanë nisur të argumentojnë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e bllokut, duke përforcuar standartet demokratike dhe të shtetit ligjor sipas BE-së në një rajon të paqëndrueshëm dhe të përçarë nga luftërat në vitet ’90.

Komisioni ka përcaktuar Serbinë, shtetin me popullsinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe Malin e Zi, fqinjin e tij më të vogël, si kandidatët kryesorë në procesin e anëtarësimit.

Më herët, ishte deklaruar se të dy këto shtete, të cilët kanë nisur ndërkohë bisedimet për anëtarësim, mund të anëtarësoheshin në BE në 2025.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të marrin dritën jeshile për të filluar bisedimet për anëtarësim në muajt e ardhshëm.

Të dy shtetet presin që Komisioni të deklarojë në muajin prill se ata i kanë përmbushur kushtet për të nisur procesin. Në rastin e një rekomandimi pozitiv, do t’i përkasë Këshillit të kryetarëve të shteteve që të vendosin nëse do japin aprovimin për të vazhduar më tej në qershor.

“Ne besojmë se raporti i Komisionit do të rezultojë me siguri pozitiv”, u shpreh Rama për POLITICO-n gjatë një vizite në Bruksel për të mbrojtur çështjen e vendit të tij. “Për Këshillin është një betejë, deri në momentin e fundit pasi ne na duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një zgjedhje të duhur për të bërë.”
Diplomatët shqiptarë thonë se ata kanë shenjestruar Francën dhe Gjermaninë, fuqitë më të mëdha të BE-së, si dhe Hollandën, kryeministri i së cilës ka shprehur skepticizëm lidhur me zgjerimin, si shtetet që duhen bindur për të arritur një vendim pozitiv nga ana e Komisionit.

Megjithëse Serbia ka një avantazh të madh që në nisje të garës, Rama parashikoi se ajo nuk do t’i bashkohej BE-së para vendit të tij, kryesisht sepse Beogradit i duhet ende të zgjidhë çështjen mjaft delikate të marrëdhënieve me Kosovën, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008-ën.
“Serbia nuk do të anëtarësohet në BE para Shqipërisë. Kjo është e sigurt”, shprehet Rama.

“Serbia duhet ende të kalojë përmes procesit të vështirë të njohjes së Kosovës ose së paku të zgjidhë problemin me Kosovën”, vijoi më tej Rama. “Besoj vërtet se duhet të ndodhë diçka magjike, gjë që nuk ka shumë të ngjarë, që ata t’i bashkohen BE-së para nesh”.

Pavarësisht se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tiranës janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, tensioni dhe rivaliteti midis dy vendeve mbetet i pranishëm.

Serbia dhe Shqipëria ishin në dy anë të kundërta të luftës së 1998-1999 në Kosovë, kur guerilët nga territori me shumicën etnike shqiptare luftuan për t’i dhënë fund sundimit të Serbisë. Beogradi vazhdon ta konsiderojë Kosovën si një provincë rebele të Serbisë, ndërsa Tirana ka krijuar marrëdhënie të afërta me Prishtinën. Rama sugjeroi muajin e kaluar se Shqipëria dhe Kosova mund të kishin një President të përbashkët.

Një rrugë e gjatë përpara

Në intervistën e dhënë ne Bruksel të martën, Rama shtoi se Shqipëria në disa aspekte ishte përpara Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE pasi po ndërmerret reforma madhore në drejtësi, me qëllim që të çrrënjoset korrupsioni i përhapur. Zbatimi i reformës ishte një nga kushtet që Tirana të niste bisedimet për anëtarësimin në BE.

“Ne kemi bërë pikërisht atë që na është kërkuar të bëjmë prandaj ky proces duhet të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm si dhe i bazuar në merita”, deklaroi Rama.

Ndonëse strategjia e re e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e publikuar muajin e kaluar, servir fjalë të ngrohta për rolin e rajonit në Europë, ajo është gjithashtu e qartë lidhur me sa larg janë gjashtë shtetet kandidate: Shqipëria, Bosnie-Hecergovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, nga anëtarësimi në bllok. Në strategji nënvizohet se të gjithë vendet kanë “lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes”.

Rama e pranon se vendit të tij i duhet të përballet me këto probleme. Por ai kundërshton stereotipet që sipas tij u janë veshur shpesh vendeve që kërkojnë t’i bashkohen BE-së.

“Kur bullgarët donin të anëtarësoheshin, ata ishin vendi që u përpoq të vriste papën. Kjo ka ndodhur kudo. Rumunët ishin vendi që fajësoheshin disi sepse e kishin bërë Europën të zbulonte prostitucionin. Ne tani duhet të përballemi me këtë nocionin që paskemi diçka të veçantë në ADN që na lidh me krimin”, tha Rama.

Kryeministri argumentoi se drejtuesit e BE-së nuk duhet t’i shmangen zgjerimit nga frika se mos kjo forcon rolin e populistëve në vendet e tyre përkatëse. Zgjerimi drejt Ballkanit është në interesin e tyre kombëtar, u shpreh Rama.

“Për hir të mbrojtjes dhe sigurisë, Europa ka nevojë ta përfshijë Ballkanin. Kjo është e qartë. Kriza e fundit e refugjatëve e tregoi këtë shumë, shumë hapur. Korridori i Ballkanit ishte thelbësor”, theksoi Rama. “Imagjinoni nëse shtetet e Ballkanit nuk janë këndi i lojërave të Europës, por i dikujt tjetër, kushdo qoftë”.

Si artist dhe ish-basketbollist i skuadrës kombëtare që ka miqësi me Tony Blair, Rama ka krijuar një reputacion jashtë vendit të tij si një pragmatist i qendrës së majtë dhe ka qënë objekt i profilizimeve të ngrohta në mediat perëndimore.

Kritikët e akuzojnë se nuk po bën mjaftueshëm për të shkëputur politikën nga kontrolli i oligarkisë dhe se po denigron punën e gazetarëve, në një vend ku reporterët përballen me kërcënime serioze kur hetojnë lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Një raport nga OJQ-të Reporterët Pa Kufij dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative BIRN i publikuar javën e kaluar tha “denigrimi i medias shfaqet shpesh në retorikën e Ramës”.

Rama mohoi se i konsideronte gazetarët “kazanë plehrash” dhe “armiq të popullit”, ndërmjet fyerjesh të tjera, në një konferencë spontane për shtyp, në tetorin e shkuar.

Ai tha se ishte treguar kritik vetëm për punën e disa kanaleve mediatike. “Ajo që unë përdor në përgjithësi… ne kemi një fjalë turke që më është dukur mjaft e përshtatshme… është versioni shqiptar i ‘fake neës,’ që është ‘kazan””. tha ai.

Gazetarët shqiptarë thonë se komentet nënçmuese të Ramës u drejtoheshin qartë gazetarëve dhe se do të ulnin besimin e publikut në punën e tyre./Politco.eu