osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sanxhaku i Shkodrës në vitin 1614 (Pjesa e tretë)

Sanxhaku i Shkodrës në vitin 1614 (Pjesa e tretë)

Nga Profesor Lutfi Alija

Në vazhdim, gjatë bregut lindor të liqenit të Shkodrës, shtrihen  fshatrat:

– Dobianci (Dobiançi): Ka 50 shtëpi, 120 burra të armatosur, me prijës Pepa Sucholi (Pep Sukoli).

– Ruse (Rusi): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Mengho Scura (Mengo Skura).

– Vuracha (Vraka): Ka 20 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Vucha Sulla (Vuk Sula).

– Grillo (Grilla): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijes Gion Lecha (Gjon Leka).

– Cupionich (Kupioniçi): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Pecha Campersa (Peka Kampersa).

– Cadarum (Kadarum): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Drea Marin.

– Gradisca (Gradiska – Gradica). Ka 40 shtëpi, me 95 burra të armatosur, me prijës Gion Zuban (Gjon Zuban).

– Flacha (Flaka), Ka 18 shtëpi, me 40 burra të armatosur, me prijës Mesi Vucha (Vuk Mesi).

– Rassa (Rrasa): Ka 20 shtëpi, me 45 burra të armatosur, me prijës Gion Salico (Gjon Saliko).

– Pieraffama. Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Leka Buiari (Lecha Buiari).

– Luga. Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Giec Soimiri (Gjek Soimiri).

– Scarglieli (Skarlieli). Ka 20 shtëpi, me 43 burra të armatosur, me prijës Gion Poruba (Gjon Poruba).

     Nje vend te veçante ne relacionet, Mariana Kotoranina i ka kushtuar liqenit të Shkodrës, duke përshkruar dhe evidencuar faunën, pasuritë natyrore dhe peshkimin.

     Liqeni i Shkodrës.

Liqeni i Shkodrës furnizohet nga lumenj të shumtë si: Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, Sitnica, Cemi etj.

Moraça e merr zanafillën në Zhabiak. Moraça ka prurje të madhe uji. Në ditët me reshje të shumta, fryhet dhe nga përrenjtë. Në rrjedhën e Moraçës, zoti Zuane Cernovicchio (Cernoviçi), ka ndërtuar mullinj. Në të dy anët e brigjeve të lumit Moraça, ngrihen një varg shtëpishë. Banorët e kësaj zone, në pjese të përshtatëshme të lumit, kanë ndërtuar prita të shumta për kapjen e peshkut.

Liqeni i Shkodrës është i pasur me peshq të ujrave të ëmbël, që peshkohen, si gjatë verës dhe gjatë dimërit. Era e fortë, që fryn nëpër liqen, i favorizon varkat dhe fregatat me vela. Këto varka dhe fregata, janë si ato të piratëve ulqinakë, që grabisin anijet në Persatrini, në Kotorr dhe në Albania.

Edward Lear. Tetor 1847. Pamja e Liqenit të Shkodrës, nga ana e Malit të Zi.

Në brendësi të liqenit janë 5 ishuj të vegjël shkembor: Vuranina, Kom (Com), Bescagoriza (Beskagorica), Starcevagoriza, Moracnich (Moraçniç). Ne sejcilin prej tyre jane ngritur kuvende kallogjerësh të ritit serbo-ortodoks. Më i rëndësishmi është manastiri i Shën Nikolla i Vuranina.

Liqeni është i pasur me shumë lloje peshqish. Nga ana e Shkodrës, liqeni rrethohet me pemë të shumta, me plepa të lartë, me shelgje dhe me shkurre të ndryshme, që rriten në ujë. Ky mjedis me pemë, duke filluar nga tetori dhe gjatë dimrit, mbushet me zogjë të shumtë, që ne turqisht quhen Karabullak. Janë aq të shumtë, sa vetëm ata që i kanë parë, mund të thonë dëndësinë e tyre në liqenin e Shkodrës.

Peshkatarët i përdorin Karabullakët, për të kap peshkun skoranca në thellësi të liqenit dhe të lumit Buna.

Në brendësi të liqenit, ne drejtim të malit Baragur, natyra ka “ndërtuar një amfiteatër ujor”, një gji të vogël të rrethuar me pemë të larta. Ky gji, me sipërfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga shpatet e malit që zbresin pjerrtas dhe me gurë të medhenj, me madhësi sa një fuçi 10 barrilesh veneciane, që formojne shkallët mbi ujë

dhe guvat nën ujë.

Në periudhën kur ulet niveli i ujit, peshkatarët vendosin purteka të gjata, që i ngulin në fundin e liqenit dhe i lidhin mes tyre me degë shelgjesh, duke formuar kosha të gjërë. Këto gardhe me thupra shelgjesh, janë rreth gjysëm milje të gjatë. Çdo peshkatar e di ku është pjesa e tij. Kështu ata ndërtojnë dy, tre, madje deri pesë e dhjetë prita në vazhdimësi, sipas mundësive që kanë për t’i ndërtuar.

Në se ndonjë prej peshkatarëve, do ta jepte me qira vendin e tij të peshkimit, të përbërë nga 3 – 4 prita, do të kërkonte 40 – 50 tallere në vit. (Thallero ishte monetë argjendi standarte në Europe në shekujt XV- XVIII. Me 100 tallere, paguhej qeraja e një shtëpie dhe ushqimi i një familje për një vit).

Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i ftohtë i liqenit, gjejne strehim në ujrat e ngrohta të këtyre guvave shkëmbore, me ujë të kthjellët qe del nga burimet që ndodhen në fundin e liqenit. Pritat dhe vendet e peshkimit, kontrollohen nga rojat, që nuk i lejojnë zogjtë dhe Karabullakët të “grabisin” peshkun.

Pritat në daljen e Bunes nga Liqeni i Shkodres. (foto e vitit 1890)

 

Nëpër liqen lundrojnë 400 – 500 varka. Peshkatarët i ndertojnë varkat me trungje lisi, të gdhendur në formë govate. Varkat vozisin nëpër liqen në mënyrë të rregullt, larg bregut.

Gjatë peshkimit, “flotilja” e varkave të banorëve, shoqërohet nga ushtarët turq, që janë shumë të interesuar per peshkimin, madje mes tyre, në një nga varkat në qender të kësaj “flotilje” eshte i pranishëm Hoxha, i cili pasi bën një lutje në gjuhën turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e përshtatshëm, lëshon një kushtrim dhe të gjithë në kor, peshkatarët dhe ushtarët turq, fillojnë të bërtasin duke imituar klithmat e zogjëve, që ndodhen në pemët për rreth. Zogjte e trembur, fluturojnë e kridhen në ujë dhe fillojnë të kapin peshk.

Këta zogj grabitqar, notojnë në thellësi të ujit dhe kapin peshqit, ndërsa pjesa e madhe e peshqëve të trembur nga ky sulm masiv, kërkojnë të largohen nga guvat, por bien në kurthin e pritave rrethuese. Ushtarët turq, që kontrollojnë nga sipër këto prita, i kapin të gjallë me dorë e pasi ngazëllehen nga peshkimi, i lëshojnë përsëri ne uje, ku kapen nga zogjtë e shumte, qe fluturojne mbi ujë.

Marina Kotorranin tregon se ishin aq shumë zogj, sa kur turqit e armatosur me arkibuxhio (pushkë), qëllonin mbi zogjtë qe fluturonin mbi liqen, ose mbi ato që rrinin në majat e pemëve të larta, sa saçme do të përdornin, aq zogjë do të kishin vrarë. Ndodhte, që me një të shtime me arkabuxhio, të vriteshin dhjetë zogj menjëherë. Zakonisht këta zogjë fluturojnë mbi liqen në tufa të dedura, aq sa duken si nje re e zezë.

Gjuetia e këtyre zogjëve është e ndaluar. Kush kapet duke vrarë këta zogj, gjobitet me 300 aspra (4 dukate floriri) per çdo zog të vrarë dhe i sekuestrohet arma. Ky ligj është shumë i drejtë, pasi po u vranë zogjtë, nuk do të kishte peshkim të skorancës. Banoret i mbrojnë këta zogj, pasi thonë se sa më shumë të jenë, aq më e madhe është sasia dhe cilësia e peshkimit.

Pronarët e pritave në ujrat e liqenit, kujdesen dhe punojnë për t’i bërë te frutëshme, prandaj shkojnë dhe i kontrollojnë çdo dy ditë. Në këto prita kapet peshk tinka, me peshë deri 6 libbre dhe ngjala të mëdha, që janë të shijeshme dhe delikate.

Liqeni i Shkodrës është i pasur me zogjë të çdo lloji, që mund të imagjinohen. Ka rosa me shumicë, grue, airone, cesani, pata, lejlekë, galinaçe, fazana si dhe shpendë grabitqare sidomos skifterë të shkathët, që turqit i kapin me rrjeta. Shumë e preferuar është gjuetia e rosave. Në mengjes, banorët dalin per gjueti me Petrita. Hypur ne varka, me britma leshojne petritat, qe gjuajne rosat dhe kthehn ne shtepi me 20 deri 30 rosa në ditë.

Një peshkim i veçantë kryhet në grykëderdhjen e lumit Moraça në liqenin e Shkodrës. Në fund të muajit shkurt dhe gjatë marsit, peshkatarët me 5 – 6 varka, hyjnë në lum dhe gjuajnë skoranca me kallama me fije te bishtit te kalit dhe me grepa. arrijnë te kapin deri 50 – 60 libbre skoranca dhe krap.

 

PJESA V: PODGORICA.

 

Pjesa e pestë dhe shumë e bukur e Dukatit të Shkodrës është Podgorica, një citadelë e vogël e rrethuar nga lagjet periferike me 900 shtëepi, te banuar nga shumica të krishterë. Qyteti shtrihet në spondet e lumit Moraça, i cili në anën e djathtë zbret poshtë drejt liqenit të Shkodres, duke e ndarë nga Mali i zi, ndërsa në anën e majtë kufizohet nga malet e larta të pa arrijtshëm, ku jetojnë malesoret rrebela, që luftojnë kundër turqëve. Këto male shtrihen 60 milje deri në Shkodër.

Rreth qytetit shtrihen 17 fshatrat, me 1697 shtëpi, me 4376 burra të armatosur, nga të cilët 300 me pushkë, të tjerët me shpata, harqe, ushta, topuza.

Ne vazhdim Mariana Kotoranina përshkruan lumenjtë e këtij territori dhe që derdhen në liqenin e Shkodrës.

Lumi Povia, buron në një mal të ashpër mbi Pliesivci dhe në pjesen e poshtëme zbrazet fillimisht në një liqen të vogel dhe me pas vazhdon rrjedhen dhe derdhet në lumin Moraça. Në këte lum peshkohet krapi, disa me peshë deri 100 libbre, si dhe ngjala e trofta, që thonë se vijnë lart në lum nga ana e Liqenit të Shkodrës. Lumi Povia është i gjatë 25 milje dhe pasi kalon mbi Momisiç afër Podgorices, derdhet në lumin Moraça.

Lumi Ribniza, i pasur me troftë (të medha deri 10 – 15 libbre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afër Podgorices. Ne kete lum, banoret peshkojne trofta, me peshe 10 – 12 libbre, si dhe luci e tinke te shijëshme.

Lumi Zievna buron në malet e Kuçit e pasi zbrazet në një liqen të vogël, vazhdon rrjedhën për 15 milje dhe  afer Garlit bashkohet me Moraçën. Në këtë lum peshkohen trofta dhe tinka të vogla.

Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri të Lieskopolie në Mal te Zi, rrjedh përmes fushes per 5 milje dhe derdhet në Moraça. Në këtë lum peshkohen tinka, luzzi dhe skorance.

Lumi Cievna me ujë të kthjellët, është i pasur me trofta. Mbi lum ngrihet një urë e gjatë, e ndërtuar me trarë të medhenj lisi, që bashkon dy brigjet e populluara nga albanezë.

Lumi Moraça buron në malin Moraça në një fshat të Hercegovinës. Është i gjatë 120 milje dhe gjatë rrjedhes i bashkohen edhe pesë lumenj të tjere, që e shtojne sasinë e ujit. Moraça derdhet në liqenin e Shkodres. Në Moraça peshkohen trofta të medha, raine, luci, skorance, tinke dhe ngjala. Gjatë bregut të lumit janë ndërtuar mullinj të shumtë, të gjithë në pronësi të kontit Gjon Cernoviçi.

Në një segment të lumit nën Momisiç, një albanez mysliman i Podgoricës është i shquar për peshkimin. Ai kap trofta deri 7 pëllembë të gjata, si dhe peshqë të çdo lloji dhe i shet në një dyqan që e ka hapur në qytet.

Podgorica shtrihet në këmbë të maleve, përshkohet nga lumenj dhe një fushë e gjërë pjellore, ku janë ngritur qendra të vogla banimi dhe shumë fshatra. Në këtë fushë të bukur, banorët mbarshtrojnë kuaj.

Malesorët kryengritësa jetojnë në 11 fshatra, nga të cilët 6 me banorë të krishterë albanezë të ritit roman dhe 5 me banorë malazezë të ritit serbo-ortodoks.

Të 11 fshatrat kanë 2347 shtëpi dhe mobilizojnë 5380 burra të armatosur, nga të cilët 100 me pushkë.

Sanxhakbeu e ka rezidencën në Shkodër, por ai shpesh shkon në Podgorice, pasi atje ka livadhe të shumtë, ku kuajt kullosin lirshëm dhe argetohen me peshkimin si sanxhakbeu dhe rojet që e shoqërojnë (150 ushtarë të armatosur me pushkë dhe 100 me ushta e shpata).

Sanxhakbeu, çdo pranverë shkon me pushime në Podgorice, shetit dhe argetohet në ato troje te bukura.

Sanxhakbeu shkon në Podgoricë dhe me qellim që të mbaj nën kontroll territoret për rreth, sidomos malësitë e banuara nga rrebelat albanezë, që nuk i binden pushtetit të Stambollit.

Në Podgoricë janë disa struktura ushtarake si: Ulafaci, Spahijte, Zaussi të komanduar nga Muttafaraki dhe Allaibesi, që komandohen nga Kostantinopoja (Në relacion nuk shkruan Stambolli, por Kostantinopoja).

Ullafaci janë mercenarë që paguhen. Spahijt janë reparte kalorësish, që dërgohen per mbledhjen e takave në timaret e Sanxhakut të Shkodres. Spahijt i kanë dërguar për të mbajt nën kontroll territoret e thella malore.

– Në Kelmend (Climenti), repartet e spahijve komandohen nga Nasuf Pasha i Stambollit.

– Në Biellopauliç (Bielopaulichi), komandon milicia turke e Podgoricës.

– Në Kuç (Cuzzi), në Bratonosiç (Bratonosich) dhe në një pjesë të Plaves, janë ushtarët turqë të komanduar

nga Meduni, ndërsa në pjesën tjetër të Plavës, janë Zuasset e Podgoricës.

– Në Hot (Hotti), komandant është zoti Zaffer Zaus dhe Rexhepçelepi Haziçi (Rezepcceleppi Hazichi).

– Në Vasoeviç (Vassoevichi), janë komandanta Ahmet Çelepi Hadroviç dhe Jesuf Begkarzmiç (Ahmet Celeppi

Hadrovich et Jesuf Begkarzmich).

– Në Piper komandant është Mehmet Aga Gllavatoviçi (Mehmet Agga Glavatovich), që është dhe Mytesarifi.

– Në Sllatice (Slatiza), komandant është zoti Bego Sinanbegoviç (Bego Sinanbegiovich).

– Në Rapsh (Rapsa), komandon spahiu (komandanti i kavalerise) Haxho Monçeloviç (Hazo Moncelovich)

– Ne Skarlia (Scarglia) dhe në Kastrat (Castratti), komandon zoti Hazaga Hadroviç (Hazagga Hadrovich).

Në çdo qendër fshati janë Vojvodët, ekzekutuesit e drejtësisë, pra gjyqtarët, që ndëshkojnë çdo njerin, që ngre krye kundër turkut, si dhe ato që shkelin rregullat dhe ligjet, duke i denuar me burg dhe me gjoba të rënda

     Në vazhdim jepen të dhëna për fshatrat, që shtrihen në periferi të Podgorices

– Daibabe: Ka 60 shtëpi, me 140 burra të armatosur, me prijës Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).

– Goriciani (Goriciani): Ka 67 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Vulatco Peiov (Vlatko Pejov).

– Gargli (Garli): Ka 80 shtëpi me 185 burra të armatosur, me prijës Vuco Juvanov (Vuk Juvanov).

– Golubovaz (Golubovac): Ka 100 shtepi, me 245 burra të armatosur, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).

– Curillo (Kurrilla): Ka 30 shtëpi, me 78 burra të armatosur, me prijës Daio Nicellizin (Daio Niçellici).

– Plavniza (Plavnica): Ka 80 shtëpi, me 220 burra të armatosur, me prijës Nico Raizev (Niko Raicev).

– Gostigli (Gostili): Ka 70 shtëpi, me 200 burra të armatosur, me prijës Rado Strepeov.

– Moranovich (Moranoviç): Ka 40 shtëpi, me 95 burra të armatosur, me prijës Dabo Marcov (Markov).

– Bischian (Bishian): Ka 70 shtëpi, me 177 burra të armatosur, me prijës Pavich Jovanov (Paviç Jovanov).

– Vuragn (Vranja): Ka 45 shtëpi, me 97 burra të armatosur, me prijës Peio Nixin (Peio Nikshin).

– Samaris: Ka 57 shtëpi, me 170 burra të armatosur, me prijës Brato Mipov.

– Beris Lavzi (Berisha Lavci): Ka 40 shtëpi, me 79 burra të armatosur, me prijës Rado Nicov (Rado Nikov).

– Slatiza (Slatica): Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Lassa Paios (Paio Lasa).

– Vuladni (Vulaj): Ka 60 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Andrin (nuk e shkruan emrin).

– Gruda: Ka 40 shtëpi, me 100 burra të armatosur, me prijës Gassan Gergelov (Gasan Gjergelov).

– Tusi (Tuzi): Ka 30 shtëpi, me 70 burra të armatosur, me prijës Giev Gievi (Gjev Gjevi)

Ne rrethinat e Grudës dhe të Tuzit shtrihen 17 fshatra, me banorë te krishterë të ritit roman, që banojnë në shpatet e malit Verzi.

     Ne kroniken e Mariana Kotoranina, albanezët i identifikon katolik të ritit roman, ndërsa malazezët i te ritit ortodoks, që ajo shpesh e shkruan riti servo-grek. Kur flet për banorë turqë, kuptohet se i referohet asaj pjese të vogël të popullatës albaneze të këtyre trevave, që ishte konvertuar në mysliman. Kjo menyrë shkrimi është përdorur gjatë mesjetës dhe në shekujt e më vonshëm, si rezulton ne shumë kronika të këtyre periudhave.

 

                                                                        *   *    *

Mbi Sllaticë, në majën e një kodre, që shtrihet në kembët e malit, është një shesh i bukur, ku janë rrenojat e qytetit antik të Diokleas, i ndërtuar nga perandori romak Diocletiano (Diokleciani).

Mbeturinat e mureve rrethuese të qytetit jane 6 milje të gjata. Nga gërmimet e kryera, janë zbuluar blloqe të bukura mermeri, statuja dhe kolona të vendosura në bazamente guri të fortë, që janë mbetje të tempullit, që ishte ndërtuar në pjesën më të lartë të qytetit Dioklea. Aty jane zbuluar pllaka të shumta mermeri, me shkrime latine, me emrin e Paulo Emilio. Në rrenojat janë zbuluar dhe monedha të shumta ari dhe argjendi.

Në Dioklea nuk ka burime uji të pijshem, andaj banorët e kaneë marrë ujin nentoke ne lumin Cievna, me një akuedokt të gjatë 12 milje.

Ushtaret turq, nga Podgorica, vinin ne Sllaticë dhe merrnin këto blloqe mermeri dhe me karro i dërgonin në furrat e gëlqereve.

Në vazhdim, Mariana Kotoranina tregon per kryengritësit, që luftoin kundër turqeve, për ato malesora trima, që jetonin në malet e larta, në ato fortesa natyrale. Këto male fillojnë në kufi me Heregovinën dhe vazhdojnë deri ne Shkoder dhe ne Chusev Lugi (Lugjet e Kushevit).

Janë gjithesej 11 fshatra, 5 të banuar me malazezë të ritit serbo-ortodoks dhe 6 fshatra të banuar me albanezë te besimit katolik, te ritit roman.

Pesë fshatrat me banorë të ritit ortodoks-serb janë:

– Riovci: Ka 50 shtëpi, me 120 burra të armatosur, me prijës Ivanis Rodognin (Ivanis Rodonjin).

– Bielopaulichi (Bjellopauliçi): Ka 360 shtëpi, me 800 burra të armatosur, me prijes Neneza Latinovich

(Neneca Latinoviç) dhe Batrich Tomasevich (Batrik Tomasheviç).

– Piperi: Ka 270 shtëpi, me 700 burra të armatosur, me prijës Raoslav Bosidanov (Raoslav Boshidanov).

– Bratonosich (Bratonosiç): Ka 87 shtëpi, me 260 burra të armatosur, me prijës Stanoje Radognin (Radonjin).

– Vassoevich (Vasoeviç): Ka 90 shtëpi, me 280 burra të armatosur, me prijës Nicolla Hotasev dhe Late Loiof.

(Nikolla Hotashev dhe Late Loiof).

Gjashtë fshatrat e banuar nga albanezë të krishterë të ritit roman janë:

Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez): Ka 490 shtëpi, me 1500 burra të armatosur, me prijës Lale Drecalov e Neco

Raizcov (Lale Drekalov dhe Neko Raizkov). Kuçianët janë trima të shquar.

Climenti (Kelmendi). Ka 178 shtëpi, me 650 burra të armatosur, me prijës Smail Prentasev dhe Pedda Sucha

(Smail Prentasev dhe Pedda Suka). Banorët e Kelmendit janë të pambrojtur, por luftëtarë të vendosur.

– Rapsa (Rapsha): Ka 80 shtëpi, me 260 burra të armatosur, me prijës Prenc Castrat (Prenk Kastrati).

– Hotti: Ka 212 shtëpi, me 600 burra të armatosur, me prijës Maras Pappa (Marash Papa).

– Scariglia (Skarilia): Ka 30 shtëpi, me 80 burra të armatosur, me prijës Messa Porubba.

– Castratti (Kastrati): Ka 50 shtëpi, me 130 burra të armatosur, me prijës Prenk Bitti.

Mbi malin e Kuçit, saktësisht mbi Guidde, në një grykë mali ndërmjet dy kodrave të bukura, është qyteti i vogël Medun. Kështjella e ngritur në një pikë strategjike, në pjesën më të madhe është shkatërruar nga turqit. Në pjesët e mbetura të keshtjellës, të ruajtura nga Dizdari, është sistemuar garnizoni turk me 200 ushtare të komanduar nga Agaj.

Para se turqit të pushtonin Podgoricën, Shkodrën dhe Malin e Zi me rrethinat, sundimtari i Medina ishte konti Gjon Cernoviçi, që e kishte selinë ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nën komanden e Mraher Aga e sulmuan disa herë Medinën. Në mbrojtje të qytetit shkuan njerëzit e Cernoviçit, ndonëse më parë, ata e kishin sulmuar Medinën për t’i grabitur banorët. Në luftimet për pushtimin e Medina, Mraher Aga pati humbje të rënda në ushtrinë e tij, megjithate mundi ta pushtoi e të behet zot i qytetit dhe i trvave për rreth.

Ne këto luftime, forcat e Cernoviçit u shpartalluan, madje shënoi humbjen e pushtetit të tij. Pasi i pushtoi këto troje, Mraher Aga, ndër pengjet e shumta, mori dhe kamën e Cernoviçit (thikë e çmuar), të cilën ia bëri dhuratë kunatit të tij në Kotorr.

Veshje grashë të malësisë së Shkodrës në vitin 1890.