osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sazani, ishulli ku mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në Mesdhe! Rama: Projekti i dhëndrit të Trump, serioz

Sazani, ishulli ku mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në Mesdhe! Rama: Projekti i dhëndrit të Trump, serioz

Ishulli i Sazanit është kartëvizita e Shqipërisë në industrinë e turizmit në mes të Mesdheut nëse bëjmë gjënë e duhur.

E thotë kryeministri Edi Rama në tryezë krah një grup të rinjsh që shërbejnë në pikat agroturistike më të frekuentuara në vend

“Sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në mes të Mesdheut dhe mund tju themi të githëve pa përjashtim, ‘të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore. Ti kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi “Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngrejmë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej”

Kthen kokën pas e kujton atëherë kur askush nuk guxonte dhe nuk donte të investonte, e ndihet krenar për projektin e ‘rilindjes urbane’

“Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5 – 6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thoja investoni në turizmin në Shqipëri e kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria ti bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po I flas unë. E gjithë angazhimin me rilindjen urbane që thonë këta fasada fasada, filloi të hapte sytë dhe aparatët. Shqipëri në 2013, më tregoni një vend ku kishte për të bërë fotografi pa shmangur nga ekrani ndonjë shëmti. Ku kishte vendbanime që mund ta merrje në fotografi si sot që është bërë nami”

Sot jemi në kohën kur Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozon një projekt për ndërtimin e resorteve luksoze në Sazan.

Kryeministri e quajti Rama aplikim serioz.

“ Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim! Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Se këta janë dhe të çuditshëm…(Shenim: I referohet kundershtareve te projektit) ”

Oferta të tjera në Sazan

Zbulon se ka pasur dhe oferta të tjera por se objektivi është i qartë.

“Këto proceset e investimeve janë ato që kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo. Nuk është kjo. Ne nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore. E zhvillimi të jetë aq I cilësisë së lartë sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin.

Propozimi i investimit është në fazën e diskutimit por dhe nëse nuk pranohet tregon anën e mirë të gjithë kësaj zhurme në media.

Dhe bën një mea culpa

“Miku im amerkan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë. Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim I tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë”