osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sekuestro preventive per 5512 m2 truall të Artan Gaçit me kallëzim të Belerit! Reagon Olta Xhaçka: SPAK të bëjë punën e vet i papenguar nga askush! Berisha le të lehë

Sekuestro preventive per 5512 m2 truall të Artan Gaçit me kallëzim të Belerit! Reagon Olta Xhaçka: SPAK të bëjë punën e vet i papenguar nga askush! Berisha le të lehë

Prokuroria e Posaçme vendosi në sekuestro preventive 5512 m2 truall në bregdet Artan Gaçit, ish-deputet i PS-së dhe njëkohësisht biznesmen dhe bashkëshortit të ish Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Prona ndodhet në fshatin Gjilek – Dhërmi të Himarës.

Prokuroria e Posaçme konfirmoi sot (25 tetor) se ka regjistruar një procedim penal ndërsa sekuestro preventive e truallit është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Përmes një reagimi në facebook nga ish ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mësohet se sekuetroja preventive është vendosur prej disa javësh. Ndër të tjera Xhaçka thotë se SPAK-u duhet të bëjë punën e vet i papenguar nga askush dhe reagon ndaj ish kryeministrit Sali Berisha duke e akuzuar si shpifës e kusar me damkë.

Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral. Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës që aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Sipas kallëzimit, toka mbi të cilën është planifikuar të ngrihet hoteli i Gaçit në Dhërmi është përfituar përmes falsifikimit të një AMTP-je.