HomeKronike

Shkoi për t’u larë në lumë, mbytet 20-vjeçari në Shkodër (emri)

Shkoi për t’u larë në lumë, mbytet 20-vjeçari në Shkodër (emri)

Një i ri është mbytur mesditën e sotme në Shkodër në ujërat e lumit Kir.

Mësohet se 20-vjeçari ishte duke bërë u larë në ujërat e lumit Kir, pranë Urës së Mesit.

Viktima është identifikuar si Marjan Marku.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)