HomeAktualitetKronike

Shpërthim i fuqishëm te “Komuna e Parisit” në Tiranë, makina e një prokurori hidhet në erë brenda qendrës Kristal

Shpërthim i fuqishëm te “Komuna e Parisit” në Tiranë, makina e një prokurori hidhet në erë brenda qendrës Kristal

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Mësohet se një makinë është hedhur në erë tek “Kristal Center”.

Qindra qytetarë kanë dalë të tmerruar nga qendra tregtare dhe lokalet aty pranë, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet se makina që ka shpërthyer i përkiste prokurorit Arjan Muça.

Për fat, s’ka pasur viktima.

Arjan Muça, ka drejtuar operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit më 7 gusht 2009.