osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

EKSKLUZIVE/ Premtoi ZERO ndërtime në Tiranën e mbindërtuar, si gënjeu Erion Veliaj: 723 leje dhe 3.36 milion m2 janë dhënë për ndërtim nga kryebashkiaku

EKSKLUZIVE/ Premtoi ZERO ndërtime në Tiranën e mbindërtuar, si gënjeu Erion Veliaj: 723 leje dhe 3.36 milion m2 janë dhënë për ndërtim nga kryebashkiaku

Nëse do i kthehemi në kohë modeleve që kanë menaxhuar Tiranën për sa i përket shkatërrimit të hapësirës së gjelbër dhe babëzisë së dhënies së lejeve për ndërtim, padyshim që Edi Rama mban rekord dhe është modeli që nuk duhet kopjuar, edhe pse gjeti një Tiranë të rraskapitur e kioskash buzë Lumit Lana, të cilën e rimodeloi me makiazh të dal boje.

Por edhe Lulzim Basha nuk mbetet prapa, si modeli i paaftësisë, që ndoshta dha më pak leje ndërtimi se parardhësi i tij, sepse për 4 vite nuk bëri asnjë punë në Bashkinë Tiranë, as për të shtruar vija të bardha rrugëve të qytetit, e padyshim është një tjetër model që s’duhej ndjekur.

Por pasardhësi i Ramës dhe i Bashës në Bashkinë e Tiranës, pra Erion Veliaj, u premtoi qytetarëve të Tiranës që nuk do jap asnjë leje ndërtimi në kryeqytet, edhe në rrethinat e saj, pasi sipas tij tregu është i tejngopur me banesa dhe kjo nuk ishte e nevojshme. Sipas deklaratës së Veliaj, Tirana kishte nevojë për shtimin e hapësirave të gjelbra, për t’i dhënë frymarrjen e duhur qytetit, atë që i mungonte prej dekadash.

Ndaj në vitin 2015, kur po kërkonte votën për të qenë kryebashkiaku i Tiranës, kandidoi me platformën e tij të famshme “Park, Lulishte, Gjelbërim”, edhe këtë e pranonte me zë të lartë e pa i bërë syri tërr në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevizu, i datës 9 Qershor 2015, se ndërtimet në qytet ishin monstruoze dhe se situata ishte katastrofike.

Madje, vetë Veliaj në atë kohë i gjendur përballë analistëve Andi Bushati dhe Artan Hoxha, theksonte se nuk kishte ardhur në emision për të bindur ata për vizionin e tij për Tiranën, por qytetarët, sepse platforma e tij kundër ndërtimeve të çfarëdolloji, ishte më e mira kundër platformës “Beton, Beton, Beton” të Partisë Demokratike, të kryebashkiakut Lulzim Basha, i cili pasi qëndroi në krye të bashkisë për katër vite duke vegjetuar, i bindur për humbjen, çoji në “gijotinë” deputetin Halim Kosova, nga radhët e partisë.

Tallja më e madhe e Erion Veliaj ishte kur i tha gazetarëve, se ato që Lulzim Basha i kishte kthyer në beton, ai do i kthente në parqe dhe gjelbërim. Në fakt kjo është tallje tipike me qytetarët, pasi Lulzim Basha as nuk e betonizoi Tiranën por as i dha gjelbërimin e munguar prej vitesh. Sipas statistikave, sot, qytetarët e Tiranës kanë vetëm 1 të 7 e hapësirës së gjelbër që meritojnë të kenë në dispozicion, në dobi të shëndetin fizik e atij mendor.

Pas më shume se 6 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj jo vetëm që nuk i ka mbajtur premtimet, për të cilat do flasim në një artikull tjetër, duke u kthyer në një vegël e oligarkëve dhe mafias së betonit, por i ka shkelur në mënyrën më të keqe, duke e masakruar kryeqytetin nga të gjitha anët.

Kulla në çdo cep, duke shkatërruar identitetin e Tiranës me leje që vetëm ai mund t’i firmos. Babëzia dhe inati i tij me kryeqytetin dhe të bukurën duket qartë, sidomos kur sheh leje të tipit “pallat mbi pallat” si kompleksi “Sky Tower” në Ish-Bllok, i cili është rast unikal në botë dhe gjen zbatim vetëm në modelin Veliaj dhe dallkaukëve të tjerë që fshihen pas tij.

Tirana e Veliaj nuk po ndërtohet por po shkatërrohet, po ndotet nga grimcat e pluhurit të ndërtimeve pa asnjë kriter dhe po shpyllëzohet nga babëzia për beton! Nuk ka rrugë që mund të hedhësh një hap, e mos të shohësh një gropë, skela, vinça, qepena, apo karabina betoni nga më të voglat deri tek ato me 40 kate.

Duke parë ndërtimet që mbijnë si “kërpudhat pas shiut”, por edhe për koherencë të premtimit të bërë nga një kryebashkiak “mik i gjelbërimit” dhe jo i betonit, ekskluzive.al, iu drejtua me një kërkesë Institutit të Statistikave (INSTAT), për sa i përket numrit të lejeve të ndërtimeve, që kryebashkiaku Veliaj ka dhënë pasi ka marrë detyrën e tij, meqë premtoi se në Tiranën e mbindërtuar nuk do të ketë më asnjë centimetër beton, për sa kohë ai do jetë kryetar.

Faktet dëshmojnë të kundërtën! Veliaj jo vetëm që ka dhënë leje, por ndoshta nuk i ka asnjë leje borxh biznesmenëve dhe oligarkëve, duke e kthyer Tiranën në një kantier ndërtimi. Sipas shifrave zyrtare nga INSTAT, Erion Veliaj nga muaji Mars i vitit 2016 deri më shtator të vitit 2020 ka dhënë 723 leje ndërtimi, në një sipërfaqe prej 3.36 milion m2.

Këtu nuk janë përfshirë shifrat e 3 mujorit të fundit të vitit 2020 dhe sigurisht lejeve të dhënë së fundi, që sipas llogarive janë të frikshme. Kur flasim për leje ndërtimi, ashtu sikurse e përcakton raporti, bëhet fjalë vetëm për ndërtime të reja, ku përfshihen, kulla, rezidenca vilash, blloqe të tëra pallatesh, etj.

Në njërin krahë mbjell ca kunja pemësh të papërfillëshmi krahë rrugës, që mbeten cungje e që na i quan pyje, nga ana tjetër “mbjell” miliona metra kub beton, që nuk do mjaftonte një Tiranë tjetër, për të ekuilibruar këtë masakër.

Por ne nuk na e ka fajin Veliaj! Të gjitha palët në fakt janë bashkëpunues në këtë krim mjedisor, që po i bëhet Tiranës, kundër qytetarëve, sepse klientët e zaptimit dhe shkatërrimit të gjlebërimit të hapësirave publike, janë klient të pushtetit, qëndror apo lokal, pak rëndësi ka…. njëri ikën e tjetri vjen, ata janë instaluar me zyrë aty krah tyre, njësoj siç kanë instaluar sëmundjet në mushkritë e qytetarëve./Ekskluzive.al