Kodi Penal parashikon dënime të ashpra, deri në 20 vite burg, për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se në pesë vitet e fundit janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie dhe fajtorë janë shpallur vetëm 18 persona. Ai thekson se shumica e dosjeve janë pushuar ose pezulluar.
Balla ndalet edhe te rasti i zjarrit të madh në Krujë, duke iu referuar raportimeve në media se personi i dyshuar u la i lirë me urdhër të prokurorisë, pasi ndalimi i tij nga Policia u konsiderua i paligjshëm.
“Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më”, shprehet Balla në reagimin e tij.
“Policia e Shtetit ka ndaluar edhe dy zjarrvënës. Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për zjarrvënien e pyjeve me dashje, deri në 20 vite burg. Por duket se DREJTËSIA SHQIPTARE ËSHTE DORËZUAR PËRPARA PIROMANËVE. Në pesë vjet, referuar të dhënave të Prokurorisë Përgjithshme, u hetuan 211 çështje zjarrvënie, nga të cilat u gjetën fajtorë vetëm 18 persona.
Shumica e çështjeve u pushuan dhe u pezulluan. Rasti më i fundit ishte zjarri tejet i madh në Krujë, i cili u vendos nën kontroll me mjaft vështirësi. Në media lexova se me urdhër të prokurorisë personi i dyshuar u lirua sepse ndalimi i tij nga Policia u konsiderua I paligjshëm nga prokurori.
Ndoshta për shkak të moshës. Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet fajtor, dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më” dhe drejtësia duket si bashkëpuntore me piromanët për të djegur Shqipërinë

