HomeLifestyle

Shqiptarët në “vaj” prej Donaldit, që shpërtheu në lot i “penduar”… se i’a futi Meridianit

Shqiptarët në “vaj” prej Donaldit, që shpërtheu në lot i “penduar”… se i’a futi Meridianit

Meridiani është banori i radhës, i cili është eliminuari nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ai ishte në nominim bashkë me Ilirin dhe Donaldin, ndërsa ky i fundit shpërtheu në lot kur Meridiani u largua.

Opinionisti, Arber Hajdari tha se nuk i kuptonte lotët e Donaldit, pasi ai donte që ta nxirrte nga shtepia.

“Lotët nuk i kuptova por që donte ta nxirrte nga shtëpia donte ta nxirrte, prandaj futi veten dhe Ilirin. Lotët e fundit, unë kam cik rezerva”, tha Arbër Hajdari.

Meridian Ramçaj ishte pjesë e spektaklit prej disa javësh ndërkohë që dhuroi momente të shumta brenda, emocione e po ashtu edhe shumë rrëfime nga karriera e jeta personale.