osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Morava Resort”/ Qori i Relit, rrogëtar me gruan, por me troje, lokale, shtëpi dhe para’ kesh. Fëmijët i shkolloi në USA!

“Morava Resort”/ Qori i Relit, rrogëtar me gruan, por me troje, lokale, shtëpi dhe para’ kesh. Fëmijët i shkolloi në USA!

Gjyqtari Bedri Qori ende s’ka dalë para Vetingut, teksa këtë kohë e ka shfrytëzuar për të bërë nderet e fundit. Para pak javësh, gazeta Shqip investigoi vendimmarrjen e Qorit të Relit, i cili pushoi gjyqin për noteren Margena Çela, pavarësisht se provat e Prokurorisë së Tiranës flisnin qartë se ajo kishte falsifikuar dokumente. Madje, në atë kohë ne denoncuam se për këtë vendim, që u angazhuan ish-zyrtarë të lartë të drejtësisë apo ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar nga Vetingu, ishte paguar një shumë prej 100 mijë eurosh.

Një rol kyç në këtë bandë ka pasur ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe të shkarkuarit, tashmë avokatë, Ervin Metalla dhe Antoneta Sevdari. Me ryshfete të dyshuara dhe influenca, këta persona ia dolën që të shpëtonin në shkallë të parë noteren, teksa përdorën rëndom gjyqtarin e pavetinguar, Bedri Qori. Ky i fundit dyshohet se është pika fundore e ryshfetit të majmë, teksa është kallëzuar në SPAK dhe vendimmarrja e tij ka shkuar në KPK dhe KLGJ.

Gazeta Shqip vijoi investigimin për anëtarët e kësaj bande, teksa u ndalëm te Qori i Relit, i cili është një rrogëtar. Bedri Çobo Qori është nga Tepelena dhe banon te pallatat Hawai në Tiranë

Bedri Çobo Qori është me origjinë nga Tepelena, teksa ka lindur në vitin 1964. Ai është martuar me zonjën Merita Qori dhe çifti ka dy fëmijë, Denisa dhe Egla Qori.

Arsyeja e këtyre radhëve nuk është denigrimi i familjes, por për të hedhur dritë mbi të mirat materiale që dyshohet se ka përfituar gjyqtari dhe familja e tij. Padiskutim, dy vajzat kanë jetën e tyre dhe mund të bejnë çfarë të duan. Por, në fuqi janë disa ligje që e detyrojnë gjyqtarin dhe familjen e tij të deklarojnë pasuritë. Madje, është në fuqi edhe Vetingu, teksa gjyqtari pritet të dalë para trupës që do shqyrtojë provat e disa institucioneve. Në redaksinë e gazetës Shqip kanë mbërritur informacione se z.Bedri Qori ka abuzuar me detyrën, edhe para se të merrte vendimin për noteren. Natyrisht, ka dyshime se vendimet “Në emër të Republikës” i janë përkthyer në të mira materiale për veten dhe familjen. Por, çfarë të ardhure ka aktualisht gjyqtari dhe familja e tij?!

(Lista e pagave të gjyqtarit dhe bashkëshortës)

“Morava Resort”/ Qori i Relit, rrogëtar me gruan, por me troje,

Gjyqtari Bedri Qori ka një pagë 283 mijë lekësh, bashkëshortja e tij 95 mijë lekësh

“Morava Resort”/ Qori i Relit, rrogëtar me gruan, por me troje,

Skandali i pagave ka nxjerrë zbuluar edhe çiftin Qori. Nga një vëzhgim i gazetës Shqip rezulton se gjyqtari Bedri Qori ka aktualisht një pagë prej 283 mijë lekësh bruto. Natyrisht, këtu futen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, teksa kesh gjyqtari mund të marrë më pak se 200 mijë lekë, ose 2 milionë lekë të vjetra në muaj. Këtë pagë e merr vitet e fundit, pasi ka pasur paga më të ulta.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, znj. Merita Qori, është e punësuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me një pagë prej 95 mijë lekësh në muaj. Ose më pak se 80 mijë lekë kesh në muaj. Sipas vëzhgimit, dy vajzat e çiftit nuk marin pagë në Shqipëri.

Por, çfarë pasurie ka krijuar ky çift, të dy rrogëtar shteti?! Nga dokumentet e siguruara nga Shqip, familja Qori ka si pasuri troje në bregdet, apartament në Tiranë, lokale, garazhe, makina. Madje, edhe para’ kesh në shtëpi, ndërsa dy vajzat i kanë shkolluar në SHBA. Ku i gjeti?! Me rrogën e vetë dhe të bashkëshortes?!

Apo dy vajzat e lindura në vitet e para të demokracisë kanë punuar në moshë të vogël?! Qori ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, kohë në të cilën u krijua ILDKPKI. Në atë kohë, femijët i ka pasur 12 dhe 9 vjeç.

Sipas vetëdeklarimit të pasurisë, Qori ka deklaruar një apartament banimi me sipërfaqe 85 metra katrorë, garazh i kthyer në lokal, makinë Benz, kamion, letra me vlerë dhe kesh në shtëpi. Ka deklaruar pagën e tij 75 mijë lekë si gjyqtar në Lushnje, pagën e bashkëshortes 35 mijë. Një vit më vonë deklaroi makinë Ford, llogari bankare në euro dhe lekë, 9 mijë USD kesh.

Në 2005-ën deklaroi depozitë bankare 9 mijë USD, shiti makinën dhe të ardhura nga kamioni dhe lokalet 500 mijë lekë. Në 2006-ën e shiti kamionin 1 milionë lekë të reja, tërhoqi 9 mijë USD. Më pas bleu një pjesë lokali 7500 USD, ndërkohë që pagën e ka pasur 87 mijë lekë dhe bashkëshortja merrte 40 mijë lekë. Një vit më vonë bleu një garazh dhe rriti të ardhurat nga lokali dhe rriti valutat në shtëpi. Lokali iu bë fitimprurës në 2008-ën, teksa fitoi 1.6 milionë lekë, ndërsa vijonte të shtonte valutat kesh në banesë.

Në 2009-ën shtoi depozitar në rrerh 20 mijë USD, teksa tërhoqi 10 mijë euro. I bleu gruas një benz 600 mijë lekë. Vazhdonte të merrte një pagë mujore më pak se 1 milionë lekë të vjetra, bashkëshortja i merrte 400 mijë të vjetra. /Shqip