HomeBota

Sot pritet të fillojë vaksinimi ndaj COVID-19 në SHBA, ndër të parët disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Sot pritet të fillojë vaksinimi ndaj COVID-19 në SHBA, ndër të parët disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Me të gjitha gjasat sot SHBA nis zyrtarisht vaksinimin masiv ndaj COVID-19 me prodhimin e Pfizer. Miratimi nga FDA i hapi rrugë tashmë autoriteteve shëndetësore që të nisin planin e vaksinimit dhe në mos sot, ajo do të fillojë shumë shpejt.

Ndër të parët që do të bëjnë vaksinën janë disa zyrtarë të lartë të administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë tre milionë dozat e para po shpërndahen në 50 shtetet amerikane pasi dolën me kamionë nga fabrika në Miçigan e e kompanisë prodhuese Pfizer.