osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

V.rasësi i protestës!

V.rasësi i protestës!

Nga Ernest Bunguri

Isha 20 vjeç në vitin e largët 98, kur me një mikun tim që linte kokën për Partinë Demokratike dhe kurrë se qasën brenda saj, takova për herë të parë nga afër Sali Berishën.

Sytë i rridhnin gjak dhe i lëvizte shpesh nga lajmet e televizorit tek ne që i flisnim me energjinë, pasionin, e ëndrrat e moshës për organizimin e protestave të studentëve kundër komunistit Fatos Nano. Pasi na zhbiriloi mirë e mirë nga koka tek këmbët, me buzët e rrudhura mbyllyr gjatë gjithë kohës, në fund na tha prerë e shkurt të shkonim të takonim dhe Azemin.

Atëbotë nuk isha i ndriçuar sa sot, dhe bëja pjesë tek ata të rinj shqiptarë që besonin vërtësisht qorrazi se Sali Berisha ishte një udhëheqës i madh dhe i ndershëm, dhe vetëm një viktimë e komunistëve të sapo ardhur në pushtet nga 97 e tmerrshme.

Azemin e gjetëm të shtrirë në krevat dhe të fashuar nga plagët ende të freskëta të atentatit të radhës, në një shtëpi mjaft lluksoze për kohën, tek vilat amerikane në Sauk. Ndër të tjera këshilla të vyera për protestën nga ish-studenti që i priu « rrëzimit të komunizmit », paralajmërimi se mund të kishte edhe dy a tre studentë të vdekur, por që ata gjithsesi ata do të ishin heronjtë e rinj të demokracisë kundër kuçedrës gjakatare komuniste më bëri që që atë ditë të largohesha nga angazhimet politike dhe partiake, e t’i vihet përballë, ashtu si sot, asaj klase mënxyrë për fatet e qytetarëve të vendit tim e shumë të tjerëve që e shkelën gjatë dhe pas regjimit komunist, deri më sot.

Kemi të gjithë pakënaqësitë tona me Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Secili prej nesh ka shumë arësye të protestojë pafund e të kërkojë deri në fund atë që na takon të gjithëve, për më shumë kur Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë marrë përsipër pikërisht përgjegjësinë për ta bërë. Dhe nuk ka formë më të pastër e më të fuqishme se protesta për të nxitur udhëheqësit të dëgjojnë peshën e saj për vendime që caktojnë fatin e të gjithëve ne.

Por pesha dhe shpirti i protestës së vërtetë në Shqipëri është vrarë, për të mos u ringritur kurrë në lartësinë që duhet të ketë, me 21 janar 2011. Me plumba shtetërorë në kokë dhe në gjoks të atyre që protestuan kundër pushtetit të korruptuar, e jo në shpatull nga pas nga një gabim i pafalshëm policor në errësirën e kësaj pandemie shumëanëshe vdekjeprurëse. Por shqiptarët fatkeqësisht kanë krijuar imunitet nga të tjera pandemi e plumba të formave të tjera.

Gjuha kockë s’është por kocka thyen, thoti i mënçuri Popull. Dhe atëbotë, salushët e shoqërisë tonë, të cilët etiketojnë si komunist çdokënd që nuk thotë ç’duan ata, i kanë dhënë e vijojnë t’i japin kuptimin më shprehës gjetjes së famshme të Vaklav Havelit, e që nuk i shkon kujt më shumë se pjellës më të ndyrë të komunizmit shqiptar, se nuk ka njeri më të ndyrë e më të pabesë se komunisti anti-komunist.

Kështu, dikush që qante për palmën më shumë se për jetët e të vrarëve sot bën thirrje për të djegur bredhin. Një tjetër që ka detyrën e bekuar për të formuar gazetarë të rinj e të pavarur, justifikonte plumbat e shtetit kundër popullit kur sot i bën thirrje këtij të fundit t’i bjerë shtetit me plumba. Artistë e aktorë partiakë, ashtu borxhlinj të tërë, si një pjesë e mirë e punëmarrësve alla Sali, vijojnë paradën sa nga një protestë në tjetrën, në shesh, në luftë me shtetin e të tërë shqiptarëve, në ekrane, në portale, e kudo munden, për t’i hedhur hi në sy ç’do shqiptari që i dhemb paraja e tij e paguar në taksa, pasuria e tij e zaptuar, teatri që deshi të mos i rrënohej brutalisht-tinëzisht, të drejtat që i takojnë kur është student apo dhimbjen për humbjen e një jete nga një polici gjithashtu e përdhunuar sa politikisht aq dhe në betejat e partive për pushtet.

U rrahën, gjakosën e plagosën edhe policët me 21 janar, po rrihen, gjakosen e plagosen dhe sot, jo sepse protesta është e dhunshme, por sepse ndërhyrja e dhunës në të vjen gjithnjë nga po të njëjtët protagonistë që bredhin nga çadra në ekrane, që kërcënojnë deri edhe miqtë gjithnjë të shastisur të vendit, e pastaj iu luten, që prodhojnë portale e shpifje me salushër që sulmojnë e etiketojnë si komunistë e të shitur të gjithë ata që nuk janë komunistë në sjellje e të shitur si vetë këta, aq sa mbrojnë më shumë se të tërë fjalën e lirë pikërisht ata që e përdhunojnë lirinë e fjalës për dy aspra.

Ashtu, të pafytyrë e të pangopur mbledhin katandi e pasuri që i shfaqin po aq pa turp në sytë e atyre që i hedhin mish për top për hallin e vet, e për të vënë, pse jo, ca vila më shumë.

Jam i bindur, si shumë shqiptarë të tjerë besoj, se Edi Ramën dhe Partinë arrogante e të vetë-kënaqur socialiste sot e gjashtë vjet më parë do e kishte rrëzuar pa mund e pa djersë një alternativë më e mirë politike. Do e kish bërë të fliste me vete, e jo në ERTV, një protestë, si e vetmja e vërtetë deri më sot, ajo e armëve kimike.

Në një vend kaq të pasur që pikon ende varfëri e që s’pikon ende ujë në shtëpitë e shqiptarëve, megjithëse iu është dhënë të jetojnë në vendin e dytë në Evropë të pasur me burime të freskëta ujore, edhe vetë zoti do e kishte vështirë të bindte një shumicë ta votonte në zgjedhjet e radhës.

Por fatkeqësisht, një alternativë vërtet më e mirë duket ende larg. Të rinjtë në politikë blihen shpejt nga magjia e teprisë, gënjeshtrës dhe shpifjes, dhe askush nuk do të vijë në pushtet pa dhunë, pa sharje, pa fyerje, pa gënjeshtra apo pa djegje sa herë iu jepet rasti nga fatkeqësitë e vetë shqiptarëve.

E aq më pak një parti që ka bërë gjëma e mënxyra që kanë detyruar një pjesë të mire të shqiptarëve të kujtojnë me nostalgji babain e saj real, Enverin. Të të thotë se do të rregullojë policinë ai që iu dha urdhër e iu nxiu syrin pak vite më parë të qëllonin mbi shqiptarë në bulevardin dëshmorët e kombit. Të mburret me hyrjen në NATO ai që hodhi në erë jetët 26 shqiptarëve në Gerdec, si në ndonjë sofër macabre sakrifikimi në vend të therrjes së dashit, për t’iu pasuruar i biri, nuk është alternativë.

E për ta dëshmuar vetë ai i pari, si gjithnjë, në një shfaqje të fundit hodhi sërish duhmën kob-ndjellëse që i buron pashtershëm, ku përveç nxitjes publike e justifikimit të dhunës së sotme, nga e njëjta gojë që përsëriste paturpësisht se ai vetë të fut plumbin në lule të ballit po i preke një gjethe po qe ai në anën tjetër të protestës, në një moment do të shtonte, ashtu, faqezi, se edhe “Fan Noli provoi të bënte një revolucion në Shqipëri dhe dështoi”. E dimë, i rrëzuar me ndihmën e serbëve.

Ashtu siç e dimë se jo vetëm Shqipëria, por ç’do vend meriton shpirtin e një proteste paqësore, të vërtetë, qytetare, dhe pa kanun, që të fitojë mbi korrupsionin, arrogancën, dhunën, krimet, vjedhjet e zaptimet e klasës politike shqipare, e që të shohë më në fund drejtësi, jo vetëm për Klodjanin, por për të gjithë.