HomeAktualitetDosja X

SPAK merret edhe me Igli Taren, milioneri që ka “pastruar”… 140 mijë euro?! Ja çfarë i’u komunikua!

SPAK merret edhe me Igli Taren, milioneri që ka “pastruar”… 140 mijë euro?! Ja çfarë i’u komunikua!

Ndaj ish futbollistit të Kombëtares është ngritur akuza e pastrimit të parave.

Akuza iu komunikua paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pasi ai u paraqit në organin e akuzës pas fletëthirrjeve që ishin dërguar ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme po përpiqet të sajoi akuza të reja ndaj ish zv. kryeministres Belinda Balluku. Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Episodi i zbardhur nga SPAK lidhet me 2 tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO së shkallës së parë e cila si gjykatë bënë gjithmonë punën e noterit porositës të “dumanëve”

Në kohën kur ishte drejtoreshë e Albcontrol, ku ishte emëruar që në shtator 2013, Belinda Balluku, më pas ministre dhe zv. kryeministre, hapi një tender nëntorin e vitit 2014 me vlerë 88.6 milionë lekë të reja, ose rreth 880 mijë euro me kursin e sotëm. Tenderi synonte rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol. Një vit më vonë po këtij tenderi iu bë një shtesë, plus 140 mijë euro. Një vlerë totale prej 12.2 milionë lekësh të reja.

Për këtë manovër sipas SPAK ajo mori një vilë 2-katëshe si shpërblim. Por Balluku s’mund ta regjistronte në emër të saj dhe për ta fshehur pasurinë, SPAK thotë se ka përdorur ish futbollistin Igli Tare dhe një vartëse të saj në Albcontrol, shefen e kabinetit Joana Bushi.

Sipas prokurorëve, Igli Tare është bërë pronar fiktiv i vilës në “White Rocks” përmes një kontrate të lidhur më 5 dhjetor 2018. Më pas vila ka kaluar si e dhënë me qira Joana Bushit, ndërkohë që përdorimin faktik e ka pasur Belinda Balluku.

Kjo është historia si të gjitha historit që sharlatanët e SPAK krijojnë për të ndryshuar akuzat pa ptova dhe fakte por me muhabete kafenesh. I tillë ishte rastii pa precedent i kthimit të pronave të sekuestruara të Karçanajt, Agasit dhe Beqirit duke mos mundur të njustifikojnë as sekuestrot konservative.