Të punësuarit si argatë…në protestë: Në BE pa Edi Ramën! Përgjigjia e Ursula von der Leyen: Shqipëria ka bërë një punë fantastike! Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë!

Të punësuarit si argatë…në protestë: Në BE pa Edi Ramën! Përgjigjia e Ursula von der Leyen: Shqipëria ka bërë një punë fantastike! Tirana, ndër vendet kryesuese në procesin tonë!

Ndërsa sot kishte filluar vizita e shefes së KE Ursula von der Leyen, protestuesit e punësuar me profesionin e argatit protestues, nga klanet antishqiptare tentuan të protestonin para kryeministrisë, duke e bërë ritualin e tyre të përditshëm të lehjes me të njëjtin avaz në të njëjtin vend, por nuk u lejuan nga policia, deri në momentin kur zonja Von der Leyen përfundoi takimin me kryeministrin Edi Rama.

Në pankartat e shkruara me laps, argatët protestuesi kishin pregatitur dhe kërkesat e tyre si: “Zonja Ursula mos përkrahni autokratët” ose “Shqipëria në BE pa Edi Ramën” dhe kjo është aq qesharak sa vërtet i kalon kufinjtë e humorit idiotesk në atë të budallallikut profesional të turmave që cëcërijnë çdo natë, duke ëndërruar me lehjet në rrugë dhe rrjetet sociale me adresa fallco përfaqësojnë shqiptarët dhe Shqipërinë

Meqë zonja Ursula nuk pati mundësi tu përgjigjej direkt kësaj turme i’ua dha përgjigjien në konfrerencën për shtyp me Edi Ramën, ku ajo ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Von der Leyen u shpreh se Shqipëria është ndër vendet kryesuese në këtë proces dhe theksoi se gjatë vitit të fundit është shënuar progres i rëndësishëm.

“Është kënaqësi e madhe të rikthehem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajnë Evropën në zemër. Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të integrimit.

Unë vij çdo vit për të parë ecurinë dhe, pas një viti, Shqipëria ka bërë një punë fantastike me progresin. Përparim shumë i rëndësishëm, sepse do të thotë që e shohim botën me të njëjtët sy.

Dua t’u përcjell qytetarëve shqiptarë dhe evropianë faktin që anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në.

Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë, dhe që ato reformat të zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë”, tha ajo.