Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi

Tragjedi në Turqi, 11 të vdekur dhe 27 të plagosur nga përplasja e një autobusi

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në provincën e Manisës, në Turqinë perëndimore.

Aksidenti ndodhi të dielën, më 11 tetor, rreth orës 11:11 sipas kohës lokale, pranë hyrjes së autostradës në Akhisar, ku një autobus turistik u përplas me një automjet të ndihmës rrugore.

Sipas autoriteteve lokale, autobusi po udhëtonte nga Bursa, në veriperëndim të Turqisë, drejt Izmirit, në bregdetin perëndimor të vendit, kur ndodhi përplasja fatale.

Prefektura e Manisës bëri të ditur se 27 personat e plagosur janë transportuar në spitalet pranë vendngjarjes, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Manisa’nın Akhisar ilçesinde tur otobüsü ile çekici çarpıştı. Kazada 11 kişi hayatını kaybetti, 27 kişi yaralandı. https://t.co/AoK0vP4P1a https://t.co/QxEz6ghczE

— TRT HABER (@trthaber) October 11, 2026