HomeAktualitetDebat

“U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, qelbesh nga koka te këmbët”, Hajdari-ish-kryebashkiakes së LSI: S’kam koment për çdo qen që më leh rrugës

“U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, qelbesh nga koka te këmbët”, Hajdari-ish-kryebashkiakes së LSI: S’kam koment për çdo qen që më leh rrugës

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i është përgjigjur për herë të parë sulmeve të ashpra që i kanë ardhur nga ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira disa ditë më parë.

Hajdari u përgjigj po ashpër duke thënë se nuk ka komente për “çdo qen” që leh rrugës.

“Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama edhi në pushtet dhe nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit.

Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë”, tha Hajdari për Report Tv.