HomeAktualitetKryesore

Ushtarët e Bashës komik rruge: Vila luksoze e Lulit?! Termet i ka “shkatërruar” shtesën duplex pa leje, dy vilat me qera

Ushtarët e Bashës komik rruge: Vila luksoze e Lulit?! Termet i  ka “shkatërruar” shtesën duplex pa leje, dy vilat me qera

Fill pasi u publikuan pamjet nga vila e re ku po jeton kryedemokrati Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike.

Sipas versionit të “selisë blu”, ajo është një shtëpi e marrë me qera dhe nuk e ka blerë ende.

PD thotë se nuk ka pishinë dhe se aty, lideri i opozitës nuk do të qëndrojë shumë.

Ndërkohë, në komunikatë shkruhet se Basha u detyrua të zhvendoset sepse apartamenti i tij pësoi dëmtime të mëdha nga tërmeti.

I gjithë reagimi, edhe pse zyrtar, përngjan me një version komik të rubrikës satirike, “Antena brenda familjes”.

Ja teksti i plotë i deklarates se zyrës se shtypit të PD!

“Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme.

Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria.

Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria.”