osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Jari u shpjegon demokratëve, pse Lulit i duheshin dy vila të reja

Jari u shpjegon demokratëve, pse Lulit i duheshin dy vila të reja

Pas lajmit se Luli ka braktisur katin e fundit të pallatit afër Liqenit dhe ka shkuar tek dy vila në një kompleks rezidencial në perfieri të Farkës, Jari vendosi t’ju shpjegojë demokratëve pse është marrë ky vendim:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e dini, tërmeti i fundit ishte shumë i fortë dhe tronditi mbarë vendin.

Një nga ndërtesat e dëmtuara ishte shtesa që Kunati kishte bërë tek pallati i Lulit.

Nëse ju do ta shikoni atë, do të tmerroheni.

Muret janë çarë, çatia ka lëvizur, uji hyn brenda dhe depërton deri tek apartamenti i Lulit.

Kjo e bëri të pamundur vazhdimin e jetës së Lulit në atë pallat.

Nga ana tjetër, ai nuk ankohej dot publikisht për dëmet e tërmetit, pasi Lali Eri aq do dhe e bën spot, se si janë çarë shtesat e Lulit në pallat nga tërmeti.

Le pastaj Edi Rama, që është gati t’i japë ndonjë lek, sa ta bëjë pis.

Në këto kushte, ne menduam që Luli të zhvendosej në periferi.

Për këtë, zgjodhëm një zonë rezidenciale, pronari i së cilës të mos kishte lidhje me PD, por me PS, pasi këta të PS janë më të sjellshëm kur të shesin ndonjë gjë.

Plus që Luli e kishte akuzuar disa herë për tendera nga qeveria dhe me këtë rast ai mund të jepte një çmim më të mirë, me kusht që Luli të mos e përmendë më.

Por problemi nuk është tek Luli.

Siç e dini, ai kudo që vete, merr pas dhe Kunatin.

Ndaj u pa e udhës të bliheshin dy vila me pishinë të përbashkët dhe bahçe të madhe përpara.

Kjo i siguron Lulit qetësinë e duhur, pasi e lejon të jetojë me Kunatin pranë, njësoj si tek pallati ku ishte më parë.

Pra gjithçka është bërë për të siguruar qetësinë e Lulit dhe për të qenë më efiçent në punë.

Mjafton t’ju kujtoj se për të ardhur nga shtëpia e re tek puna, duhet gjysëm ore, dhe kaq mjafton që atij t’i dalë plotësisht gjumi dhe të jetë i freskët në zyrë.

I juaji, Jari!”