HomeBota

Vaksina ruse hyn në BE, cili është vendi “rebel” që e mori?

Vaksina ruse hyn në BE, cili është vendi “rebel” që e mori?

Që nga sot, Hungaria është vendi i parë në Bashkimin Evropian që përdor vaksinën ruse Sputnik V kundër virusit korona, njoftuan autoritetet lokale shëndetësore.

“Sot ne kemi filluar të përdorim vaksinën Sputnik V në pikat e vaksinimit,” tha Cecilia Miller, kryeinspektorja shëndetësore dhe anëtare e stafit të krizës.

Autoritetet hungareze kohët e fundit njoftuan se morën 40,000 doza të vaksinës ruse dhe se vendi është i pari në Bashkimin Evropian që u dërgohen vaksinat Sputnik V, sipas AFP.

Qendra Hungareze për Shëndetin Publik ka aprovuar vaksinën ruse.

Hungaria është gjithashtu anëtari i parë i BE që nënshkruan një kontratë me laboratorin Sinopharm të Kinës dhe porosit rreth pesë milion doza të vaksinës prej saj.