Atelieri i stilistit Altin Mici është sulmuar me gurë, duke shkaktuar dëmtime në ambientet e biznesit dhe rrëzimin e disa manekinëve ku ishin ekspozuar kostume me vlerë të lartë.
Nga pamjet e siguruara pas ngjarjes, duket se goditjet kanë qenë të forta, ndërsa xhamat e fasadës janë dëmtuar dhe një pjesë e ekspozimit të atelierit është shkatërruar.
Si pasojë e sulmit, disa prej manekinëve me kostume të shtrenjta kanë rënë në tokë, ndërsa në ambientet e jashtme dhe pranë vitrinave janë konstatuar dëme materiale.
Ende nuk janë identifikuar protestuesit se kush qëndron pas ngjarjes dhe cili ka qenë motivi i sulmit ndaj atelierit të Altin Micit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të dëmit të shkaktuar te veshjet dhe kostumet e ekspozuara, të cilat konsiderohen ndër produktet më të kushtueshme që shet Altin Mici.

