Një 45-vjeçar shqiptar në gjendje të dehur shkaktoi një aksident të pazakontë në Selanik, pasi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi brenda një taverne, duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Evosmos, në rrugën Agamemnonos. Automjeti doli nga rruga dhe u fut brenda lokalit, ku tre klientë mbetën të plagosur. Taverna pësoi gjithashtu dëme materiale.
Pas aksidentit, policia greke arrestoi drejtuesin e automjetit. Sipas mediave greke, testi i alkoolit tregoi se 45-vjeçari kishte konsumuar alkool shumë mbi kufirin e lejuar. Dy matjet e kryera rezultuan 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l.
iframe src=”https://vidmoly.org/embed-buqnojbznke8.html” width=”780″ height=”440″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen” data-gtm-yt-inspected-10=”true” data-gtm-yt-inspected-15=”true” data-mce-fragment=”1″>

