Në ditën e 99-të të protestës, marshimi i protestuesve është ndalur përpara Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Pikërisht aty është dëgjuar thirrja “Ju erdhi fundi!”, një slogan që deri më tani protestuesit e kanë përdorur kryesisht ndaj klasës politike shqiptare.
Këtë herë, megjithatë, mesazhi është drejtuar përpara selisë diplomatike amerikane, duke i dhënë protestës një ton të ri dhe më të pazakontë. Siç duket islamistët e MV dhe të Albin Kurtit kanë marrë në dorë flamingot dhe i kanë futur gishtin pelikanit kaçurrel pa flokë Dritan Goxhaj
Pamjet tregojnë protestuesit të ndalur përpara ambasadës, ndërsa thirrja përsëritet në kor. Deri tani, slogani ka qenë pjesë e retorikës kundër qeverisë dhe opozitës, por përdorimi i tij para Ambasadës së SHBA, ngre pikëpyetje për drejtimin që po merr protesta dhe për mesazhet antiamerikane që organizatorët kërkojnë të përcjellin.
Pritet reagimi i policisë dhe i strukturave të antiterrorizmit, sepse antiamerikanizëm demonstrativ vetëm kjo çetë shkallabanësh mund të bëjë pa u ndaluar dhe ndëshkuar.

