Sindikata e Punonjësve të Universiteteve një ditë më parë ku qindra pedagogë kishin firmosur një deklaratë ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare sot u kthyen në protestues
Papritur na u fandaksën përpara fytyrat e Jamarbër Malltezit i burgosur për korrupsion dhe nën gjykim për pastrim parash dhe fshehje të produkteve të veprës penale bashkë me bashkëshorten pronarue të disa vila dhe rezidenca jashtë vendit te perfituar me bekimi e vjerrit.
Pamjet nga tubimi e bëjnë disi më të vështirë ruajtjen e imazhit të një solidarizimi thjesht akademik kur mes figurave të dukshme shfaqen edhe persona të lidhur qartësisht me Partinë Demokratike
Nëse Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë të bëhen fytyra e protestës së pedagogëve, pyetja është e thjeshtë: Kujt po i shërben kjo dalje, universitetit apo familjes?
Pedagogët kanë halle që meritojnë të dëgjohen dhe kërkesa që meritojnë përgjigje. Pikërisht për këtë, protesta e tyre nuk duhet të kthehet në podium për mbiemra politikë që kërkojnë të paraqiten si autoritete morale.
Universiteti ka nevojë për dinjitet, transparencë dhe pavarësi. Edhe nga pushteti, edhe nga ata që duan ta përdorin pakënaqësinë për llogaritë e familjes.
Se për të hapur një fakultet të hipokrizisë politike, mjafton një podium dhe pak harresë! /Ekskluzive.al

