HomeAktualitetKronike

VIDEO/ Sali Lushaj dhe Ilir Meta, në krye të protestës në bashkinë e Tiranës: Sulmojnë policinë, tentojnë të futen me forcë brenda godinës

VIDEO/ Sali Lushaj dhe Ilir Meta, në krye të protestës në bashkinë e Tiranës: Sulmojnë policinë,  tentojnë të futen me forcë brenda godinës

Protestën e sotme të foltores në Bashkinë e Tiranës duket se e kanë marrë në dorë të “fortit që të thyejnë në mes”. Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president, e që njihet edhe si babai i Stresit.

Ndërkaq, ka ndërhyrë edhe Ilir Meta, i cili ka marrë situatën në dorë duke bërtitur në qendrën e improvizuar të zërit dhe i ka puthur dorën “Nënë Lizës” që u bë e njohur, për protestën kundër ndërtimit të unazës së re.

Deputetët e grupimit të Berishës së bashku me një grusht qytetarësh që kanë mbledhur kanë tentuar që të futen me forcë në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.

Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

https://www.cdnimpuls.com/video/660fd82c4792c.mp4