osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ergys Verdho ndau 540 mijë euro me Avni Ponarin dhe Kadri Morinaj për sigurimin e hajdutëve në KESH. Erlind Sulo bën gati tenderin tjetër. Detaje nga një skemë 10-vjeçare korrupsioni dhjetra miliona euro. A do të ndërhyjë SPAK?

Ergys Verdho ndau 540 mijë euro me Avni Ponarin dhe Kadri Morinaj për sigurimin e hajdutëve në KESH. Erlind Sulo bën gati tenderin tjetër. Detaje nga një skemë 10-vjeçare korrupsioni dhjetra miliona euro. A do të ndërhyjë SPAK?

Ditën e djeshme, SPAK publikoi një raport, në të cilin kishte një kapitull të detajuar për korrupsionin me tendera, që nga paracaktimi i fituesit para shpalljes, shpallja, caktimi i njerëzve që duhet të bëjnë letrat, shpallja e fituesit, lidhja e kontratës dhe ndarja e parave publike.

Ekskluzive.al po sjell sot në vëmendje të SPAK një aferë korruptive të ish kreut të KESH Ergys Verdho dhe krerëve të kompanive të Sigurimeve, Avni Ponari, Kadri Morinaj, Aleksandër Pilo, si dhe disa austriakëve, të përfaqësuar nga Martin Simhandl dhe Christine Dornaus.

(Veprimtaria e ish kreut të KESH Ergys Verdho, nuk ndryshon nga aktiviteti i ish kreut të ARRSH, Ervis Berberi, sot prapa hekurave.)

Në 18 prill 2023, kreu i KESH, Ergys Verdho ka shpallur tenderin me vlerë rreth 540 mijë euro me objekt: Sigurimi i shëndetit dhe sigurimi nga aksidentet personale të punonjësve të KESH sh.a.

Janë tendera pa shpenzime. Thjesht lidhet kontrata dhe ndahen paratë pa bërë asnjë punë.

Në 9 maj 2023 është mbajtur tenderi, më 24 maj 2023 është shpallur fituesi dhe në 26 maj 2023 është lidhur kontrata.

Si fitues janë paracaktuar Sigma e austriakëve, Sigal i Avni Ponarit, Eurosig i Kadri Morinaj dhe Sicred i Aleksandër Pilos.

Verdho e ka pasur të thjesht, pasi nuk ka pasur fare garë. Në tender kanë marrë pjesë vetëm kompanitë fituese.

Nga tenderi ofertë fituese rreth 540 mijë euro, janë kursyer vetëm 600 mijë lekë, ku për më tepër, fituesit nuk do të bëjnë asgjë, vetëm disa letra.

Se si janë ndarë paratë publike dhe ku kanë përfunduar, këtë mund ta zbuloj vetëm SPAK.

Ekskluzive.al ka mësuar se kreu i ri i KESH, Erlind Sulo, ka bërë gati letrat për një tjetër tender të ngjashëm, duke paracaktuar si fitues të njëjtin grup biznesmenësh.

Për të njëjtin shërbim që ekziston vetëm në letra, grupi i biznesmenëve të sigurimeve, duke u bashkuar në formë monopoli, kanë marrë tender me vlerë 1.4 milionë euro nga KESH në vitin 2020 kur në krye ishte Benet Beci.

Në vitin 2020, po nga KESH kanë marrë tender 4 milionë euro për sigurim asetesh. Në vitin 2018 kanë marrë po nga KESH tender me vlerë 1.6 milionë euro.

Pra, vetëm nga KESH, gjatë 10 viteve të fundit, kanë marrë të gjithë tenderat, me vlerë dhjetra milion euro, pa bërë asgjë, me paracaktim dhe duke ndarë paratë.

Një tender të ngjashëm dhe me të njëjtat manovra, grupi i sigurimeve e ka marrë edhe nga Albcontrol me vlerë 720 mijë euro. Ashtu si KESH, edhe Albcontrol ka ndarë miliona euro me grupin Ponari-Morinaj.

Duke parë dokumentet del në pah se kemi të bëjm me një skemë të mirëfilltë korrupsioni mes KESH, Albcontrol dhe grupit të sigurimeve, skemë e cila funksionin të paktën prej 10 vitesh.

Dhjetra milionë euro për gjoja sigurim asetesh dhe punonjësish kanë përfunduar tek e njëjta dorë, e cila pasi merr paratë, i ndan me ata që firmosin tenderat dhe ndoshta me vetë ministrat e linjës.