VIDEO/ Të punësuarit si protestuesit nuk kursejnë as qytetarët! Sulmojnë në mënyrë të dhunshme shoferin që kërkoi t’i lironin rrugën dhe i bllokojnë rrugën me monopatinat e ndaluara! Policia nuk mbron qytetarët por lejon zagarët… kanë orarin e lehjes

VIDEO/ Të punësuarit si protestuesit  nuk kursejnë as qytetarët! Sulmojnë në mënyrë të dhunshme shoferin që kërkoi t’i lironin rrugën dhe i bllokojnë rrugën me monopatinat e ndaluara!  Policia nuk mbron qytetarët por lejon zagarët… kanë orarin e lehjes

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së mbrëmjes në Tiranë, këtë herë pasi një grup protestuesish bllokoi kryqëzimin pranë Urës së Lanës, në zonën e Piramidës.

Në pamjet nga vendngjarja, një qytetar që kërkon të kalojë me automjet përballet me protestuesit. Situata tensionohet shpejt dhe disa prej tyre i afrohen makinës, duke e sulmuar dhe goditur mjetin.

Incidenti vjen në një moment kur protestuesit kanë tentuar në disa pika të kryeqytetit të bllokojnë qarkullimin, duke e zhvendosur protestën nga kundërshtimi ndaj institucioneve te përplasjet edhe me qytetarë që thjesht kërkojnë të përdorin rrugën.

E drejta për të protestuar është e garantuar, por bllokimi i rrugëve dhe sidomos agresioni ndaj qytetarëve që nuk duan të bëhen pjesë e protestës ngre një tjetër problem. Në këtë rast, shoferi nuk ishte përfaqësues i qeverisë, deputet apo zyrtar publik, por një qytetar që kërkonte të kalonte me makinën e tij.

Pamjet tregojnë kështu një tjetër moment ku protesta humbet objektivin politik dhe presioni zhvendoset ndaj njerëzve të zakonshëm, të cilët përfundojnë përballë zemërimit të turmës vetëm sepse kërkojnë të vazhdojnë rrugën.