Videocall me imazhin e Bashkim Ulajt të krijuar me AI… Si 3 të rinjtë në Tiranë mashtruan 70-vjeçarin kambist dhe i morën 100 mijë euro?

Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arritur që të godasë grupin e mashtrimit që arritën ti merrnin 100 mijë euro 70-vjeçarit.

Ky i fundit kishte një pikë këmbimi valutor dhe kishte njohje me biznesmenin Bashkim Ulaj. Autorët e dyshuar i kanë shkruar 70-vjeçarit në emrin e Ulajt dhe gjatë bisedës e kanë marrë me videocall.

Biseda me video ka zgjatur pak sekonda ku përmes inteligjencës artificiale kambistit i ka dalë fytyra e biznesmenit Ulaj.

Në këto kushte 70-vjeçari është bindur se 100 mijë eurot ia kërkonte biznesmeni dhe i ka dorëzuar. Pas disa orësh kambisti ka telefonuar numrin që kishte folur, por autorët i kishin bërë bllok.

70-vjeçari më pas ka marrë në telefon numrin e Bashkim Ulajt, i cili i ka thënë se nuk kishte dijeni. Pas kallëzimit, Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës nisi hetimet ku përmes kamerave të sigurisë të personit që mori paratë arriti që të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet që rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë më pas blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.

Policia arrestoi Brian Sericën, 31 vjeç, dhe Skerdi Metën, 23 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim një 31-vjeçar