HomeAktualitetHumor

Voltana Ademi: “29 nëntori, një ditë e zezë!”, Rama: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?

Voltana Ademi: “29 nëntori, një ditë e zezë!”, Rama: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?

Duket se gafat këtë 28 – 29 nëntor nuk kanë fund.

Pas kryedemokratit, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka kapur mat kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Teksa cilëson 29 nëntorin ditë e zezë, ajo nuk kërkon të festohet.

“Për Shkodrën 29 nëntori është një ditë e zezë, mjafton që t’i referoni historianëve.

Unë nuk jam historiane.

Por në atë ç’farë ne bëjmë, përpiqemi t’i referohemi asaj çfarë historianët shkruajnë dhe kanë përcaktuar në historinë e Shqipërisë, pavarësisht se kjo pastaj nuk është referuar në libra dhe do duhet të referohemi”, shprehet Ademi.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e cilëson lajthitje.

“Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë?”, shkruan Rama duke ironizuar.