osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vijon prishja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, familjet në banesa sociale pa afat

Vijon prishja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, familjet në banesa sociale pa afat

Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Mjetet e IMT-së dhe Bashkisë se Tiranës kanë vijuar me intensitet punën për shembjen e objekteve të tjera, pa leje.

Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për ndërtime që janë në aksin kryesor të këtij segmenti, në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben.

Të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s’kanë dokumente pronësie ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.

Ndërkohë, familjet e para kanë filluar që të vendosen në banesat sociale. Bashkia e Tiranës ka sistemuar të gjitha apartamentet, si dhe i ka mobiluar ato me të gjitha orenditë dhe pajisjet elektro-shtëpiake duke krijuar kushte komode për të jetuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, banesat e të cilëve preken nga gjurma e Unazës së Madhe që të aplikojnë pranë njësive vendore për të përfituar nga paketa e programeve sociale, veçanerisht per banesa sociale, te cilat mund t’i mbajne ne perdorim pa afat.

Ai u bëri thirrje banorëve të zonës së Unazës së Madhe që të mos bien pre dhe të përdoren politikisht nga opozita.