Vrasje e paimagjinueshme e një 23-vjeçareje në New York nga ish-i i saj 31-vjeçar! E hodhi nga kati i 15-të së bashku me foshnjën e tyre, ai qeshte teksa arrestohej

Vrasje e paimagjinueshme e një 23-vjeçareje në New York nga ish-i i saj 31-vjeçar! E hodhi nga kati i 15-të së bashku me foshnjën e tyre, ai qeshte teksa arrestohej

Nathalie Ramirez, 23 vjeç, u vra brutalisht nga i dashuri i saj 31-vjeçar, i cili akuzohet se e ka shtyrë nga kati i 15-të i ndërtesës ku jetonin në New York, ndërsa ajo mbante në krahë foshnjën e tyre 5-muajshe.

Sipas burimeve policore të cituara nga New York Post, ngjarja ndodhi kur 31-vjeçari Angel Carrasco shkoi në banesën e Ramirezit me lule, me qëllim që të pajtoheshin pas një grindjeje që kishin pasur.

Sipas të njëjtit burim, pasi 23-vjeçarja refuzoi propozimin për pajtim, Carrasco u tërbua dhe dyshohet se e shtyu nga kati i 15-të. Ramirez humbi jetën menjëherë nga rënia, ndërsa foshnja e tyre, Angel Novelti Carrasco-Ramirez, po lufton për të mbijetuar.

Carrasco, i cili la pas lulet që i kishte sjellë të dashurës së tij, u arrestua pak më vonë.

Të enjten, ai u paraqit para prokurorit, duke buzëqeshur, ndërsa turma e pranishme brohoriste “frikacak” dhe “Shpresoj të të vrasin në burg”.

Sipas hetimeve, 31-vjeçari ishte akuzuar edhe më parë për dy raste dhune ndaj Ramirezit gjatë vitit 2026. Më 5 janar, ai u akuzua për sulm të shkallës së tretë, pasi dyshohet se e kishte goditur me shuplakë dhe i kishte shkaktuar mavijosje, pas një konflikti që nisi kur ajo u ankua se ai po komunikonte me ish-partneren e tij.

Tri ditë më vonë, ai u akuzua për një tjetër incident të dhunës në familje, pasi dyshohet se kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe kishte qëndruar aty duke e pritur.

Në dosjen e tij kriminale figurojnë edhe dy arrestime të tjera, një për identifikim të rremë dhe një për posedim marijuane, të dyja në vitin 2016.