Policisë së Shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror mësohet se kanë identifikaur një listë të gjatë shqiptarësh, të dyshuar për veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe dhe vendet e BE-së, të cilët iu bashkuan autokolonës së shqiptarëve të diasporës, të nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.
Policia e Shtetit që në fillim ka bërë identifikimin e të gjithë personave që kanë hyrë në pikat doganore, ndërsa janë këqyrur edhe llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Sipas burimeve të fundit pas kërkesës së autoriteteve shqiptare për identitetin e këtyre personave mes emigrantëve që kanë hyrë në Shqipëri, në rrugë tokësore, detare dhe ajërore,rezulton se pjesa më e madhe janë identifikuar personazhe të përfshirë në trafiqe, pastrim parash, vjedhje dhe të ashtuquajtur “çunat e shtëpive të barit” sipas përgjigjies së autoriteteve policore europiane dhe Londineze.
Policia ka identifikuar edhe makinat e tyre luksoze mes autokolonës me automjete të mbuluara me flamuj kuqezi të cilat mund të bllokohen në pikat kufitare deri në verifikimi n e plot në bashkëpunim me Interpolin.
Shumë shpejt policia shqiptare do filloi aksionin për makinat luksoze në pronsi të personave të dyshimtë të papunë por me të ardhura bosësh ku pjesë e këtij aksioni janë dhe këta persona të skeduar
Gjithëashtu do të nisi një hetim për çdo element i përfshirë në veprimtari të paligjshme në Britaninë e Madhe dhe vendet e BE, duke përfshirë pasuritë e mundshme në Shqipëri, transaksionet, pasuritë dhe aktivitetin e familjarëve. Në bazë të rezultateve, policia do të referojë materiale në SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

