Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës

Zjarri në Dukat zgjerohet me shpejtësi, flakët përfshijnë edhe një pjesë të malit të Çikës

Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në malet e Dukatit në Vlorë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, duke u përhapur në një sipërfaqe gjithnjë e më të madhe.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një pjesë të malit të Çikës.

Kjo ka bërë që sipërfaqja e përfshirë nga zjarri të zgjerohet ndjeshëm.