osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Atraksioni turistik i hajdutërisë “Vila e Lalëzit”, fytyra e poshtërsisë në Shqipëri

Atraksioni turistik i hajdutërisë “Vila e Lalëzit”, fytyra e poshtërsisë në Shqipëri

Nga Anri Bala

As nuk do ta kisha besuar dhe as imagjinuar, nëse nuk do e kisha dëgjuar vetë, se deri ku arrin guximi çmendurak kur je i mbuluar me pushtet dhe kur tmerrohesh për atë që pret të të ndodh…humbjen e gjithçkaje nga pushtet-humbja.

Fyerja shpifarake që ajo që u bëri të rinjve, si një politikane banale, delirante dhe pa asnjë vlerë, e nga më të urryerat në Shqipëri, me mburrjen e veprës që vjen era hajdutëri, intrigë dhe poshtërsi, nga përdorimi i pushtetit, nga ana e saj dhe pronarit të perkohshëm të godinës së presidencës, i kalon caqet e njerëzve normal.

Vila në Gjirin e Lalzit, produkt i mashtrimeve ordinere, që nuk i beson asnjë minoren, me variantin e bleva me gogla dhe e shita me florinj, të mpin trurin kur e dëgjon, se qenka kthyer në një atraksion turistik për rininë shqiptare, që qenka vërbuar nga bukuria dhe vezullimi i saj dhe magjepsur sa nuk mund të martohen pa bërë një fotografi me këshillën më të veçantë në rruzull: Ja si mund të bëhesh milioner pa punuar asnjëherë… ndiqni Monikën dhe Ilirin.

Ndërsa pronarja, që në çdo vend të botës duhej të dridhej kur t’ia përmendte dikush këtë provë të pakundërshtueshme trafiqesh financiare, mashtrimesh, e intrigash ligjore, në Shqipëri zonja mburret me gjëra që as nuk mund të imagjinohen… duke e kthyer staturën e vjedhjes në atraksion turistik, që sipas saj, kënaqin dhe joshin rininë me çudirat e politikës shqiptare, e veçanërisht me ato të partisë së saj, LSI.

Në çdo vend të botës, një politikani do i dridheshin leqet e këmbëve, nëse dikush do e akuzonte se ësh†ë bërë milioner, duke qenë bythëgrisur dhe bujk, pa punuar askund, por duke lehur nëpër salla ku mblidhen gjithë lehësat… në politikë.

Por, këtu tek ne as që bëhet fjalë dhe vazhdon çdo ditë avazi… mburru, mburru mor qerata, se nuk ka drejtësi akoma që të ha!

Ne shpresojmë përsëri, se një ditë Vila e Gjirit të Lalzit do kthehet në atraksion turistik, sepse është më me vlera se sa ajo e Eskobarit, por pasi të jet përdorur si provë për drejtësinë e vonuar, duke dhënë shembullin, se çfarë i gjenë ato që shpërdorojnë besimin e njerëzve dhe guxojnë tu shesin qytetarëve të ndershëm imoralitetin si virtyt.

Koha ka ardhur, o sot o kurrë! Drejtësia duhet të pastroj ose të sterros të gjithë ata që na duken katran, për të na kthyer besimin… se Zoti vonon por nuk harron.

Nëse pronarët e vilës nuk pësojnë fatin e bashkëpuntorëve të Eskobarit, atëherë atraksioni turistik do vlej si shëmbull për të na bindur, se Zoti ka harruar dhe ky vend nuk bëhet kurrë nga pushtetarë shqiptarë dhe është një parajsë për maskarenjtë… që duan të bëhen të pasur me çdo mënyrë, edhe pa asnjë kacidhe në xhep, por me diplomën e politikanit të pafytyrë./Ekskluzive.al