osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shkëlzeni dhe dëshmitari kyç kundër Metës, bashkë në Vjenë. Ky është personi i 6.8 milionë eurove tërhequr me çanta

Shkëlzeni dhe dëshmitari kyç kundër Metës, bashkë në Vjenë. Ky është personi i 6.8 milionë eurove tërhequr me çanta

Për herë të parë, emri i Shkëlzen Berishës, si i përfshirë në çështjen CEZ, u përmend nga Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, njeriu që ngriti perden mbi prapaskenat e një prej aferave më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, duke u shkaktuar shqiptarëve një dëm ekonomik prej 450 milionë eurosh.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për aferën CEZ, Romeo Karaj, në nëntor të vitit 2016, tha për herë të parë se Shkëlzen Berisha mund të kishte lidhje me sekserin Nuel Kalaj.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit, ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria pa asnjë taksim, deklarim, apo justifikim prejardhje.

Po kush eshte Nuel Kalaj?

Nuel Kalaj eshte një person emigrant në Francë, nga Prizreni.

Juristi Romeo Karaj ka deshmuar ne Komisionin Hetimor Parlamentar se Nuel Kalaj dhe Kastriot Ismailaj kanë qenë sekserë në marrëdhëniet mes ERE dhe CEZ. Ata negociuan ulje të çmimit të blerjes së energjisë nga CEZ-i te KESH-i me pasoja për buxhetin dhe favorizime për CEZ-in. Është premtuar 10 milionë dollarë për t’u paguar në dorë. Pasi janë bërë këto pagesa, mblidhet ERE dhe merr një vendim për uljen e çmimit të energjisë në favor të kompanisë çeke” – dëshmoi juristi.

Komisioni hetimor, duke iu referua të dhënave nga sistemi TIMS, doli në përfundimin se Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë udhëtuar në një avion drejt Vjenës.

Kastriot Ismailaj është aktualisht i burgosur për aferen CEZ dhe bashkë me gruan kanë qenë miq të ngushtë të Metës dhe Kryemadhit, tashmë janë dëshmitarë kyç të SPAK në hetimin ndaj ish-presidentit.

Komisioni hetimor për çështjen CEZ pretendon se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar jashtë vendit pa u regjistruar në kufi. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, figurojnë të paktën 9 lëvizje të pa kontrolluara në kufi të Berishës gjatë viteve 2009, 2010 dhe 2011.

Sipas këtyre të dhënave ai ka dalë nga Shqipëria 48 herë dhe është kthyer 54 herë.

Kjo mospërputhje provon se ai eshte kthyer në Rinas duke mos lënë gjurmë në kontrollin e TIMS për këtë punë. Drejt Vjenës udhëton sërish në datën 16 prill 2010 por nuk figuron gjëkundi Chek-imi i kthimit. Zhvillon sërish një udhëtim në kryeqytetin austriak gjatë datave 16-18 maj.

Mosfunksionimi i sistemit TIMS është përdorur shpesh si argument nga PD për të akuzuar eksponentë të maxhorancës së kanë kryer lëvizje të paregjistruara dhe për qëllime të paligjshme jashtë vendit, po me sa duket ata që akuzojnë, kanë bërë edhe vetë të njëjtën gjë.