HomeAktualitet

Luajti për 20 orë videlojëra… paralizohet adoleshenti!

Luajti për 20 orë videlojëra… paralizohet adoleshenti!

Një djalosh nga qyteti kinez i Jiaxing-ut, mbeti i paralizuar pasi luajti në kompjuter pa ndërprerje për 20 orë rresht.

Ai kishte filluar të luajë me miqtë e tij mbrëmjen e 27 janarit, dhe në pasditen e ditës së nesërme, u desh ndërhyrja e stafit mjekësor, pasi ai nuk ishte në gjendje të lëvizte më këmbët e tij.

Sipas sitit lokal QQ.com edhe kur mbërriti ambulanca, djaloshi iu lut shokëve që të përfundonin lojën e nisur. Tani ai është nën vëzhgimin e mjekëve të cilët po vlerësojnë dëmtimet e pësuara fizike.