HomeAktualitetKryesore

Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë kryeministrit Rama, çfarë po diskutohet..

Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë kryeministrit Rama, çfarë po diskutohet..

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kima, ka mbërritur paraditen e sotme në kryeministri.

Sipas burimeve prej orës 11:00 Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri.

Tema e diskutimit nuk dihet, por referuar situatës politike, biseda po fokusohet te rimbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet.

Përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nuk kanë munguar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, që këtë herë pati një formulë edhe më të zgjeruar.

Para se në Pallatin e Kongreseve të mbërrinin përfaqësuesit politikë të Reformës Zgjedhore, në sallën e mbledhjes mbërritën përfaqësuesit e selive diplomatike më të rëndësishme në vend, duke filluar nga përfaqësues nga Ambasada Amerikane e duke vijuar me Bashkimin Europian, përfaqësues nga Ambasada Britanike, Këshilli Europian e OSBE-ja.

Mësohet se përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë vetëm sa kanë marrë shënime në lidhje me qëndrimet e secilës palë.

Më herët, si ambasadorja e SHBA, dhe ai i BE-së e UK-së, janë shprehur se Parlamenti duhet të miratojë draftin e amendimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit.