osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spartak Braho: Sali Berisha k.iller i lindur! Ja të gjitha v.rasjet që ka porositur, nga eliminimi i Azem Hajdarit, te v.rasja e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë

Spartak Braho: Sali Berisha k.iller i lindur! Ja të gjitha v.rasjet që ka porositur, nga eliminimi i Azem Hajdarit, te v.rasja e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë

Në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, deputeti Spartak Braho ka hedhur sërish dritë mbi shumë zhvillime ndër vite. Ai ka lëshuar akuza të forta ndaj Sali Berishës për një sërë vrasjesh të ndodhura në Shqipëri gjatë viteve 1991-1998.

Berisha killer aktiv

– Keni patur në dorë dosjen e hetimit të tragjedisë së marsit të vitit 1997. Prokuroria nuk është ndjerë, ndërkohë që dje po në prokurori, ka mbërritur denoncimi i ish-komandantit të operacionit të mbetur në tentativë për rrafshimin e Vlorës, Isamedin Haxhia, ku Berisha akuzohet se urdhëroi masakrën. Mendoni se duhet hapur sërish kjo dosje pas pasurimit me fakte tronditëse?

Hetimi i ngjarjeve janar-qershor ‘97, nga Komisioni Parlamentar dhe për aq sa mundësi pati komisioni, por edhe për përfundimin që ai arriti, padyshim që përbën një nga gjërat më të sakta e më të plota që ka bërë deri më sot Komisioni Parlamentar. Ndonëse përfundimet e komisionit në relacionin e tij, tashmë duken sikur janë arkivuar, koha po tregon dhe do të tregojë se atyre nuk do t’u luhet as presja më e vogël. Ndërsa për ne, disa nga anëtarët e këtij Komisioni Parlamentar që punuan me përkushtim, ndershmëri dhe objektivitet, ata politikanë të PS-së që na gjykuan si “të ashpër” dhe për këtë shkak mendojnë se u “dogjën”, koha po tregon se ashpërsia jonë ndaj asaj që ndodhi në mars të vitit 1997 dhe ndaj atyre që projektuan dhe zbatuan atë ishte plotësisht e justifikuar politikisht dhe e bazuar juridikisht. Dosja e janar-qershorit që ndodhet në prokurori ndonëse e “arkivuar” për shkak të pafuqisë së shtetit dhe të organeve të tij kompetente nuk është mbyllur. Hajdaraga kur u prek nga Berisha bëri një deklarim shumë domethënës, që Berisha do të gjykohet sot si Pinoçet. Ndërkohë akuzat e Isamedin Haxhisë janë vetëm një pjesë e vogël e akuzave të tjera që ndodhen tëdokumentuara në dosjen e marsit të vitit ‘97 dhe që për fat këto akuza mbështesin përfundimet e arritura nga Komisioni Parlamentar i Hetimit. Ju nuk e dini se sa interesante janë akuzat e Zhulalit për Berishën akuzat e ish-komandantit të përgjithshëm, akuzat e Agim Shehut, të Xhahit Xhaferrit, Gazidedes, Mulosmanit etj., dëshmi të cilat shteti shqiptar nuk duhet t’i nënvlerësojë. Shteti duhet të thërrasë në Prokurori që të dëshmojnë në cilësinë e dëshmitarit, por edhe të pandehurit në rast se kanë qenë zbatues të verbër të urdhrave vrasës të Berishës. Ju keni për të parë që dhe vetë Shaban Memia, kur të ndodhet përballë prokurorëve, do të këndojë si bilbil për të dëshmuar se me urdhër të kujt janë shpërthyer depot dhe janë armatosur Bathorja dhe periferia e Tiranës. Të tërë do ta lënë në baltë Berishën sepse ka një logjikë zhvillimi të ngjarjeve e një logjikë përfundimi të tyre.

-Berisha në letrën publike të Izet Haxhisë është akuzuar se ka organizuar vrasje me pagesë të kundërshtarëve politikë. Si e komentoni këtë dhe cili është precedenti që është krijuar?

Është shumë i saktë deklarimi i Haxhisë. Natyrisht ajo merr vlerat e provës në momentin kur deklarohet pranë prokurorisë. Jo vetëm ajo çka dëshmon autori i mësipërm, por tërë ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit. Patjetër ka dëshmitarë të pakët, por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik të realizuesve të këtyre vrasjeve. A. Shehu e ka deklaruar publikisht këtë. Ai e di mirë se kush e ka zbatuar urdhërin e tij për vrasjen e Hajdarit. Në dosjen e tij të ditës ai ka projektuar tërë zinxhirin e vrasjeve dhe eliminimeve fizike të tropojanëve që kanë shërbyer pranë tij, që i ka përdorur sipas nevojave të tij, i ka shfrytëzuar dhe inkriminuar kur ka dashur dhe që për ta ka rezervuar vetëm një fund: eliminimin e tyre, duke i hedhur kundër njëri-tjetrit për të siguruar në këtë mënyrë zhdukjen e dëshmitarëve dhe provave të pakta që inkriminojnë vetë Berishën. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli 1991 deri te vrasja e A. Hajdarit.

-Por vëllezërit Haxhia në mënyrë publike akuzojnë direkt Berishën si organizator i vrasjes se Hajdarit. Sa mund t’i besohet një akuze të tillë tepër të rëndë?

Të thëna në shtyp këto akuza kanë vetëm vlera propagandistike. Vëllezërit Haxhia këto të dhëna duhet t’i depozitojnë në prokurori. Ashtu sikundër duhet të hetohen dhe të administrohen të gjitha thëniet e ish-shoqëruesit të Hajdarit, Z. Neza, i larguar për kurim apo rrethana të vrasjes së ish-gardistit A. Gjergji e të dhëna të tjera. Dhe ajo që është më e rëndësishmja duhet të pyetet me cilësinë e dëshmitarit vetë Sali Berisha dhe jo të lejohet tallja e tij me prokurorinë dhe shtetin.

-Ju e cilësoni Berishën killer të lindur, mbi ç’bazë e bëni një akuzë kaq të rëndë?

Unë i kam shpjeguar herë pas here në faqet e shtypit akuzat e mia kundër Berishës, që lidhen jo vetëm me formimin e shkollën nga vjen ai me origjinën dhe atë çka ka marrë përsipër të realizojë prej vitesh në Shqipëri si kontingjent i Shërbimeve të Huaja Armiqësore, por edhe me statusin shëndetësor dhe psikik të tij. Ai asnjëherë nuk u është përgjigjur dhe dhënë shpjegime hapur për ato çfarë e kam akuzuar unë. Por i rëndësishëm është të kuptohet i tërë sistemi që ka ndërtuar Berisha për të patur jo vetëm një PD garnizon ushtarak me jeniçerë të bindur, por edhe me pilotë të vdekjes. Kjo psikologji është orientale tipike me ato të Sadamit për nga egërsia dhe të sofistikuara si të Millosheviçit për nga paraqitja. Unë nuk kam ndonjë shpresë të madhe se Pollo bashkë me të tjerët do të arrijnë ndonjë sukses të madh për eliminimin e Berishës, këtij killeri nga kreu i PD, pavarësisht nga përpjekjet e tyre për ndryshimin e imazhit të PD-së.

– Haxhia ka akuzuar Berishën se ka dhënë urdhër për sabotazh ekonomik, hedhje në erë të shtyllave elektrike që në qershor të vitit 1998, dy muaj para arrestimit të të gjashtëve. Mendoni se Berisha që me daljen në opozitë kishte ndonjë skenar për ardhjen në pushtet me dhunë?

Berisha asnjëherë nuk u pajtua me faktin e largimit të tij nga pushteti. Ndonëse më 6 mars 1997 largoi familjen në Brindizi të Italisë dhe përgatiti helikopterin për t’u larguar dhe vetë, hap të cilin çuditërisht e anulloi në momentin e fundit, për shkak të një vonese të ish-kryeministrit Bashkim Fino. Ndonëse mos largimin e tij ai e ka shpjeguar me një absurd të tillë, se forca hyjnore që e detyroi të mos largohej, në thelb mos abdikimi i tij nga froni i presidentit është tepër i thjeshtë, psikologjia e bajraktarit, e despotit për të mos lënë pronat dhe çifligun si dhe ndonjë porosi e urdhërdhënësve e marrë në momentet e fundit nga një agjensi e huaj zbulimi, të cilës ai i shërbeu prej kohësh, e detyruan të mos largohej. Pas kësaj vazhdimisht ai ka menduar për rikthimin me çfarëdo mjeti në pushtet, kthim të cilin ka synuar gjithmonë ta realizojë.

Vetëm duke hequr dorë nga iluzioni se Berisha mund të kthejë rrugë. Berisha duhet rrethuar me shufrat e hekurit që disponon shteti, për ta izoluar atë në kafazin e hekurt të dënimit historik. (“Zëri i Popullit”, e enjte, 16 dhjetor 1999)

Berisha rishiko paktin me Majkon

-Ka kaluar një muaj nga takimi Majko-Berisha, çfarë ka ndryshuar?

Pas një “pranvere” që u duk se erdhi në marrëdhëniet mes dy gjigantëve të politikës shqiptare, PS e PD, për shkak të takimit Berisha-Pollo nga njëra anë dhe Majko-Meta nga ana tjetër, takim i cili u vlerësua dhe kuptua drejt nga shumica e shqiptarëve dhe jo mirë nga disa politikanë, ndodhi ajo që mund të thuhej se pritej nga Berisha. Në mënyrë krejt të papritur madje ndonëse të vullnetshme, por të papërgjegjshme, Berisha i nxitur gjithnjë për të bërë lëvizje politike në favor të tij garantoi pikërisht atë që u vlerësua si një erë e re në marrëdhëniet midis dy partive, në qëndrimet dhe deklarata në mënyrë të hapur prishi paktin e dialogut dhe të stabilitetit brenda vendit, i shumëpritur dhe i shumëkërkuar nga të gjithë shqiptarët e politikanët realistë brenda vendit e nga qarqet ndërkombëtare të interesuara për stabilitet në Shqipëri.

-Çfarë përmban ky pakt dhe çfarë shkeli Berisha?

Së pari Berisha megjithëse u prononcua se njeh qeverinë dhe institucionet, u prononcua për dialog të vazhdueshëm, i hodhi të tëra poshtë, dhe në mënyrë ultimative kërkoi zgjedhje të reja, ç’ka do të thotë se kjo qeveri nuk bën, se ky kryeministër nuk bën, se dhe situata dhe harta elektorale në Shqipëri përsëri duhet të vihet në lëvizje. Së dyti, megjithëse ai kërkoi të gjendej një formulë jo fort e qartë për të vënë në lëvizje hetimin e çështjes Hajdari dhe nisur nga kjo Majko e Meta u zotuan që brenda kuadrit të veprimtarisë e kompetencave të qeverisë do të ndikonin për të ndihmuar zgjidhjen e kësaj çështje, ai në mënyrë ultimative dhe të pasinqertë kërkoi që qeveria të bëhej zëdhënëse e transmetuese e një ligji për ngritje të një komisioni të pavarur hetimi, gjë e cila është e pamundur pasi bie ndesh me Kushtetutën. Së treti, në mënyrë të papritur ai reçeli serinë e mitingjeve të paligjshme duke vënë edhe njëherë qeverinë para testimit e provokimit nëse ajo është e aftë apo jo të ndalojë këto mitingje që bien në kundërshtim me ligjin e që padyshim tensionojnë situatën politike, atmosferën e qetësisë së muajit që shkoi në Tiranë. Së katërti, Berisha shkelmoi edhe një herë atë rol prioritar e mediator që mori Majko ndaj një problemi madhor, të bashkimit të faktorit politik të Kosovës gjë që padyshim nuk është në interes të çështjes kombëtare e që më shumë se kushdo këtë vazhdimësi përçarëse të faktorit politik kosovar e dëshiron vetëm Millosheviçi.

-Si po e realizon ai këtë përçarje?

Kjo buron nga fakti se po kërkon të nxjerrë Majkon nga loja, duke kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie, duke këmbëngulur në mënyrë të paprinciptë për zgjedhje të reja. Së pesti, seria e akteve të rënda diversioniste e sabotuese, duke hedhur në erë shtyllat e tensionit e pikat nevralgjike të sistemit energjetik pas një pauze një mujore filloi të riaktivizohej menjëherë pas deklaratave të Berishës në mitingun e pardjeshëm. Nëse mund të akuzohet direkt apo jo Berisha për këto akte, kjo është një çështje e organeve të hetimit, por realiteti është se sa herë që Berisha tensionon situatën brenda vendit këto shoqërohen me veprime të tilla. Duke e nxitur të fitojë kapital politik nga takimi i shumëpritur midis Berishës e Majkos unë jam prononcuar që padyshim se cila palë e kërkonte vendosjen e dialogut në llogarinë e thjeshtë që Berisha të fitonte kohë për të dalë nga pozita e vështirë e pa krye në të cilën ai e futi veten pas ngjarjeve të 14 Shtatorit, pas ngurrimit për të marrë pjesë në Parlament. Ndërsa Majko këtë frymë pajtimi e dialogu e llogariti jo vetëm për shkak të botëkuptimit të tij socialdemokrat, por edhe të mesazhit e kërkesës që ai i jepte edhe një herë qarqeve politike e ndërkombëtare, se është për bashkëpunim e respektim të opozitës. E ndërkohë ky pakt dialogu e stabiliteti me PD-në kryesisht atij i duhet për një periudhë kohe për të qeverisur normalisht e për t’u marrë me problemet e vështirësitëqë kalon vendi. Të parë në këtë kontekst Berisha jo vetëm në sy të opinionit të vendit, por edhe atij ndërkombëtar me nxitimin e tij për të prishur paktin ra në kurth.

-Në çfarë kurthi?

Majko në këtë mënyrë i tha Berishës se unë të ofrova dialog, paqe e bashkëjetesë, e për këto riskova brenda PS-së, dhashë mesazhin brenda dhe në opinionin ndërkombëtar se jam për pajtim. Dhe tani është Berisha që e prish këtë. Kështu që Majkos e qeverisë së tij nuk i mbetet tjetër vetëm se të deklarojë atë që është e lexueshme për shumicën e shqiptarëve, por ende e papranuar jashtë që Berisha është i pandreqshëm. Ai ka qenë e mbetet elementi më rrënues i politikës shqiptare, ose e thënë me fjalët e popullit ai mbetet një ujk i papranueshëm e që s’mund të futet në vathën e pluralizmit shqiptar.

(“Gazeta Shqiptare”, e enjte, 14 janar 1999)

Shteti dhe krimi nuk mund të bashkëjetojnë, një polic i inkriminuar është më i rrezikshëm se 100 kriminelë të lirë

– Zoti Braho, cili është mendimi juaj për rendin në Shqipëri?

Padyshim që unë jam i entuziazmuar si qytetar për një fakt të madh. Do e quaja fakt që Shqipëria ka hyrë në rrugën e normalitetit dhe të vendosjes së rendit dhe të qetësisë. Këtë situatë nuk e shoh vetëm tek kronikat televizive për kapje bandash apo kriminelësh, se u mblodhën kaq apo aq fishekë, por në faktin që populli ka filluar të ndjejë një farë çlirimi nga pesha e frikës dhe mosekzistencës së rendit, në një klimë të re të kohës normale. Aktualisht shëtitjet në orët e vona të mbrëmjes janë një realitet. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Durrësin, por edhe për zona të tjera të nxehta si Vlora, Korça Elbasani etj.

-Duket se jeni optimist. Nuk mund të mos bëhet fjalë për probleme?

Optimizmi është njëra anë dhe problemet që ka shteti për vendosjen e rendit, janë një problem tjetër. Pikërisht këtë duhet të kenë parasysh edhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, që krahas optimizmit të manifestuar, të dinë të përballojnë më mirë problemet e mbartur nga e kaluara e afërt. Së pari dua të evidentoj një realitet. Në Shqipëri, Qeveria dhe Parlamenti aktual hoqën gjendjen e jashtëzakonshme. Si pasojë e realitetit të krijuar te ne në fillim tëmarsit të këtij viti po t’i shtosh këtij viti veprimet permanente destruktive të Berishës dhe klanit të tij, pikëpamja e konstatimit bëhet më e qartë.

-Mund të jeni më konkret?

Qëndrimi që mban të paralizuar situatën jo normale në Shqipëri për mendimin tim shfaqet në mjedisin ekonomik bankar dhe politik. Pas aksioneve të suksesshme të policisë për eliminimin e bandave në periudhën korrik-gusht, ku më domethënësi është ai për kapjen e bandës së Zani Çaushit, kohët e fundit po vihet re një organizim dhe riaktivizim i bandave kriminale, me një tendencë egërsie të madhe. Po sulmohen komisariatet, po synohen e goditen objekte me rëndësi jetike për popullsinë si nënstacione elektrike, depo uji, tragete, objekte ushtarake, akte të pastra terroriste etj.

-Si e shpjegoni këtë riaktivizim të krimit ekonomik e banditesk, ka rrjedhë logjike për situatën që po kalojmë, apo është rezultat i stimulimit?

Të dyja. Gjykoj që ai në periudhën e parë, ndonëse u godit ashpër nga policia, u tërhoq vetëm përkohësisht. Kjo është periudha e ruajtjes së forcave, mbajtja nën kontroll e situatës përmes tatimit të pulsit të policisë, riaktivizimit të lidhjeve të vjetra brenda radhëve të saj e deri te riorganizimi për të goditur përsëri në kohën që do ta gjykojnë si më të përshtatshme. Faktori i dytë që nxit riaktivizimin e këtij krimi është destabilizimi social e politik i vendit nga ana e Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij të inkriminuar.

-Ky pohim i juaji është i karakterit teorik?

I gjithë ish pushteti i Berishës, i ngjan një kupole mafioze me struktura të ngritura brenda e jashtë tij. Ashtu siç dihet tashmë, strukturat e shtetit u shkatërruan dhe u shpërndanë, por lidhjet e tij mafioze nuk janë shpërndarë dhe shkatërruar. Të pakënaqur me realitetin e ri politik, bandat mafioze kriminale, elementë kriminalë të nxjerrë nga burgu me amnistira anonime e dekrete nominale të Berishës të fshehur nga syri i publikut, SHIK-as kontrabandistë me lidhje brenda e jashtë vendit, janë e gjithë struktura e ngritur nga Berisha për qëllimet e njohura të mbrapshta dhe aktualisht të riaktivizuar e nxitur prej tij për të rigjallëruar krimin si të vetmin element që i ka mbetur për destabilizimin e jetës në vend.

-Pra, ju kështu e presupozoni lidhjen e politikës me krimin?

Sikurse e thashë edhe më sipër, krimi te ne ka padiskutim nuancën e fortë politike. Ai zë fill te goditjet e përhershme të Berishës kundër kundërshtarëve të tij politikë. Më saktë ai zë fill më 2 prill 1991. Dhe aktualisht, Berisha synon të rishfaqë për opinionin 2 prill të rinj, identikë me të parin në formë e në përmbajtje. Vrasjet e komisionerëve në Malësi të Madhe, inskenimi i “revoltës” monarkiste para KQZ (fatkeqësisht me humbjen e jetës së një 23-vjeçari), vrasjet me tendencë terrori brenda ditës të 6 shtetasve të pafajshëm në Durrës, vrasjet e herëpashershme të drejtuesve të policisë, ngjarjet në Urën Vajgurore apo ato aktuale në Komisariatin e Shkodrës, janë elementë të planit dhe dëshirave ogurzeza të Berishës për të lënë vendin përfundimisht në realitetin tragjik të krimit.

-Kështu siç shpreheni, lini të kuptohet se Berisha sikur ndjen kënaqësi kur ka vrasje, gjak dhe shkatërrime…

As mos e vër në dyshim. Për synimet dhe veprimet e tij si politikan, Berisha konsiderohet nga ana ime si kreu i kupolës kriminale shqiptare. Në këtë kontekst nuk kam asnjë dyshim se ai do ishte njeriu më i gëzuar në rast se Arbnori do vdiste në grevën e urisë apo Hajdari do të mbyllte sytë nga plumbat e Mazrekut.

-Këto që po thoni janë vetëm konstatimi juaj apo për problemin në fjalë kanë dijeni edhe strukturat e interesuara shtetërore si MB apo SHIK-u?

Përsa thashë më sipër, ato nuk janë thjesht konstatime, por janë konstatime në kuadrin e një analize të gjerë të realitetit të cilin pa dyshim e kanë fort mirë të qartë edhe segmentet shtetërore që përmendni ju.

-Atëherë sipas jush pse nuk veprojnë këto struktura për të parandaluar krimin dhe për të bërë të padëmshëm autorët, planet dhe drejtuesit e tyre?

Nuk mund të them se ato nuk po veprojnë, por rendimenti i veprimeve të tyre është ende larg për të qenë rezultativ për shumë faktorë, ndër të cilët si më kryesorët mund të përmend: së pari, drejtuesit e organeve të mësipërme ende nuk e kanë të qartë faktin se shteti kurrsesi nuk mund të bashkëjetojë me krimin; së dyti, strukturat e policisë dhe të SHIK-ut ende nuk mund të konsiderohen të përgatitura për të përballuar këtë situatë të re pasi ato kanë dalë nga një shkatërrim total; së treti; ende nuk ka përfunduar riorganizimi i plotë i gjithë strukturave; së katërti, mungon profesionalizmi; së pesti, mungon kuadri ligjor për të suportuar situatën e re dhe së fundi, ende në këto struktura vazhdojnë të jenë akoma në drejtim, elementë të inkriminuar dhe aktualisht të gatshëm për të sabotuar në emër të urdhërdhënësve të tyre.

-Për inkriminimin e segmenteve të veçanta të policisë, është folur shumë kohët e fundit. Kujtoj këtu një deklaratë të kreut të policisë së Tiranës, z. Pashk Tusha, i cili ka nënvizuar se “nuk dimë me kë po punojmë”. Në rast se ju shihni ndonjë përplasje mes këtij pohimi dhe problemeve të mësipërme, a mund të jeni më konkret?

Policia dhe SHIK kalojnë sot halle të shumta (për këtë të fundit në parantezë do të sugjeroja që drejtuesit aktualë të mendojnë për një emër tjetër për organin e tyre). Pashk Tusha, si specialist i mirëfilltë i policisë, është shumë i saktë kur shprehet në atë mënyrë. Ai është me këmbë në tokë. Ndërsa deklaratat e Cekës dhe të Legisit për “sukseset” për njohje të situatës “brenda muajit”, për vendosje të rendit “brenda një kohe të shkurtër”, për rinovimin e policisë me “30 vjeçarë” janë euforike edhe në parametrat e stilit “Kopliku”. A e dinë zotërinjtë Ceka e Legisi, se policia ende nuk ka një ligj që të garantojë e të mbrojë jetën e punonjësve të saj? A e konceptojnë ata se një polic kriminel është më i rrezikshëm se 100 kriminelë të lirë? A e dinë ata se dhjetra e deri qindra shikas të Berishës kanë infiltruar pas shkatërrimit të këtyre organeve të policisë, madje edhe agjentë të zbulimeve të huaja? A e dinë ata se ai që i ka hapur kafkën Legisit dhe ata që rrahën Cekën punojnë aktualisht në polici? A e dinë ata se ai që e tërhoqi zvarrë Erion Braçen është transferuar nga Durrësi në ministri, a e dinë ata se ai që drejton sot zbulimin e organeve të rendit, është protagonist i ngjarjeve të Poliçanit? A e dinë ata se autorët e pritës së Servet Pëllumbit në Durrës drejtojnë aktualisht policinë e këtij qyteti? A e dinë ata se njeriu që drejton sot Akademinë e Rendit, Hysen Arapi është një nga pjesëmarrësit në ngjarjen tragjike të Përmetit? A e dinë ata se sot në polici ka oficerë të titulluar si të tillë me diploma të falsifikuara, se ka policë ish të dënuar ordinerë? A e dinë ata dhe qeveria shqiptare se policët e tyre janë pa uniformë e të zbathur, pa mjete mbrojtëse e për më tepër, me rroga mjaft të ulta? Këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve që mund t’u drejtohen krerëve aktualë të MB, të cilët ecin me sloganin paradoksal “ne nuk mund të operojmë pa një vendim gjykate” (?!)

– Çfarë do të sugjeronit ju për t’i zgjidhur këto probleme?

Unë nuk jam specialist i policisë por i ligjit. Si i tillë mund të them se policia është profesion dhe për pasojë kemi të bëjmë më çështje profesionistësh. Unë përfytyroj që Ceka dhe Legisi në krye të strukturave të rendit të vënë specialistë. Praktika e deritanishme ka vërtetuar se krahas emërimeve të goditura, në jo pak raste në krye të komisariateve janë vendosur njerëz që çfarëdo mund të jenë, vetëm specialistë jo. Te drejtuesit aktualë të Ministrisë së Brendshme vihet re një frikë patologjike për sa i përket afrimit në detyrë të specialistëve me përvojë, qoftë edhe me moshë. (Për erudicion të tyre kujtojmë se kreu policisë italiane gjeneral Parizzi është 65 vjeç dhe askush s’ka menduar për ta larguar nga detyra Arsyeja, është specialist). Koncepti im për policinë është ky: Polici do të thotë parandalim, do të thotë që krimi të parandalohet që në organizim, që ai të goditet mbi bazën e një njohje të gjerë profesionale. Polici nuk do të thotë kërbaç për t’u ngritur qytetarëve duart për kontroll në mes të rrugës, nuk do të thotë keqtrajtim i tyre. Policia është fytyra e shtetit. Pyetjes tuaj do t’i përgjigjesha shkurt: asnjë i inkriminuar në polici qoftë edhe duke u vënë përballë presioneve politike nga të gjitha krahët. Në asnjë vend, qoftë edhe në SHBA nuk mbahen në polici njerëz të inkriminuar të çdo natyre qofshin. Ministria e Brendshme është organ delikat, është roje e shtetit, e njerëzve të lirë dhe idealeve të tyre demokratike.

– Pse është ish-Kryeministri Bashkim Fino në këtë listë?

Zoti Fino do të paraqitet para komisionit si dëshmitar. Këtë e kërkoi Kryetari i Komisionit, Ngjela. Nuk e kam ende të qartë, se për ç’ngjarje bëhet fjalë. Ngjela kërkoi me cilësinë e dëshmitarit edhe zotërinjtë Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia.

-Zoti Braho, pse e kryeson listën Sali Berisha?

Sepse në të gjithë materialin voluminoz del që zoti Berisha është regjisor dhe realizues i ngjarjeve që çuan në shkatërrimin e Shtetit Shqiptar vitin që shkoi. Në mënyrën më tragjike çuan dhe në vrasjen e qindra shqiptarëve.

-Zoti Braho, kjo është propagandë?

Jo zotëri. Ne flasim vetëm mbi bazën e dokumentave. Një pjesë e tyre është bërë publike dhe njihet mirë nga njerëzit. Ndërsa po ju them se, po kaq prej këtyre dokumenteve, të cilat ndodhen në dosje dhe provojnë fajësi të qartë, ende nuk janë bërë publike për opinionin.

-Përse me kaq vonesë morët këtë vendim?

Sepse duhet të kryheshin të plota hetimet dhe të arrihej në këtë konkluzion.

-Thuhet se vonesa është krijuar nga socialistët….

Ka një mendim të tillë në opinion. Unë nuk e di se çfarë bëhet matanë, te kulisat e politikës. Si jurist, unë çmoj se Berisha duhet të përballet me ligjin ashtu si gjenerali “eses” Priebke.

(“Zëri i popullit”, 10 tetor 1997)