osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Wizz Air” më shumë në tokë se në ajër, pasagjerët e linjës ajrore të bllokuar 5 orë në aerportin e Pisa, udhëtarët: “Kompania na njoftoi momentin e fundit!” Linja ajrore me probleme, dy vonesa të tjera vetëm sot

“Wizz Air” më shumë në tokë se në ajër, pasagjerët e linjës ajrore të bllokuar 5 orë në aerportin e Pisa, udhëtarët: “Kompania na njoftoi momentin e fundit!” Linja ajrore me probleme, dy vonesa të tjera vetëm sot

Pasagjerët e “Wizz Air” mbi 5 orë të bllokuar në aerportin e Pisa, udhëtarët: Kompania na njoftoi momentin e fundit

Kompania Wizz Air padyshim ka performancën më të keqe të linjave ajrore në vend, këtë gjë Ekskluzive.al e ka dëshmuar në një investigim të linjave ajrore që fluturojnë nga dhe drej Tiranës, bazuar në të dhënat zyrtare të siguruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, të cilët e nxjerrin kompaninë “Wizz Air” me performancën më të dobët.

“Wizz Air” gëzon reputacionin si kompania më e tmerrshme sa i përket linjave ajrore të fluturimeve, e cila qëndron më shumë në tokë se sa në ajër, për të cilën qindra pasagjerë në vendin tonë dhe mijëra në të gjithë botën, ankohen çdo ditë për anullime dhe qëndrime për orë të tëra në aeroport.

Ditën e sotme “Wizz Air” ka shfaqur sërisht probleme me vonesat konkretisht me fluturimin Pisa-Tiranë, ku pasagjerët janë bllokuar prej 5 orësh në aeroportin e qytetit Italian.

Në një komunikim me njërin prej udhëtarëve, bëhet me dije se kompania e fluturimit, e cila planifikonte të fluturonte në orën 9:30 të mëngjesit të sotëm, ka fluturuar në orën 14:39. Avioni me pasagjerë kryesisht shqiptarë, ka mbërritur në Aeroportin e Tiranës në orën 15:54, thuajse 5 orë më vonë se sa ishte planifikuar.

Njëri prej udhëtarëve është shprehur se kompania e fluturimit njoftoi për vonesën në minutat e fundit: “Fluturimi u shtye disa herë me orare të ndryshme, teksa prisnin në aeroport të niseshim. Kompania na njoftoi në momentin e fundit për këtë vonesë, e nuk kishim ku të drejtoheshim. Patëm frikë se mbetëm në aeroport”.

Njëkohësisht edhe një fluturim tjetër i kompanisë “Wizz Air” i planifikuar ditën e sotme nga Milano në Tiranë është vonuar me disa minuta.

Gjithashtu nga vëzhgimet dhe udhëtimi i kompanisë “Wizz Air” përmes një avioni me qira të përkohëshme nga kompania “KlasJet”, që fluturon nga Tirana në Pisa, është me vonesë prej 1 ore.

Ajo që të bënë përshtypje është se kompania e fluturimit “Ryanair”, e cila fluturonte nga i njëjti aeroport, pra nga Pisa për në Tiranë nuk ka asnjë minutë vonesë, madje mbërrin përpara orarit të përcaktuar në Tiranë.

Duke qenë se si “Wizz Air” dhe “Ryanair”, operojnë nga i njëjti aerport dhe ky i fundit nuk krijon asnjë vonesë për udhëtarët, cili do jetë justifikimi i radhës i “Wizz Air” për këtë problem?

Nga raporti që vjen duke u përkeqësuar, duket sikur linja ajrore “Wizz Air” kërkon me doemos të shkaktoj pakënaqësi tek klientët e saj. Qytetarët janë të zhgënjyer nga linja ajrore, që është kritikuar në të kaluarën për vonesat e vazhdueshme, duke i lënë udhëtarët të ndihen të bllokuar dhe të pakënaqur.

Vonesat e përsëritura jo vetëm që prishin planet e udhëtimit të pasagjerëve, por gjithashtu reflektojnë keq në reputacionin e linjës ajrore. BBC dhe media të tjera botërore raportonin pak kohë më parë së shtetas të shumtë europianë liheshin aeroporteve pa asnjë sqarim nga kompania.