osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Abuzimi me vendburimet e naftës nga kompanitë guackë me pronarë rus nga partneri i deputetes së PD Albana Vokshi/ Miliona euro borxh dëm shtetit dhe ish pronarëve. Intervistë për Ekskluzive.al nga Mimoza Ferraj

Abuzimi me vendburimet e naftës nga kompanitë guackë me pronarë rus nga partneri i deputetes së PD Albana Vokshi/ Miliona euro borxh dëm shtetit dhe ish pronarëve. Intervistë për Ekskluzive.al nga Mimoza Ferraj

Dosja e FBI-së për takimin midis Edi Ramës dhe Charles McGonigal në vjeshtën e vitit 2017, flet qartë për momentin kur ish-zyrtari i lartë i FBI-së këshilloi kryeministrin të pezullonte kërkesën e kompanisë “Jurimex”, pronë e oligarkut rus Robert Nowikovsky, që të merrte me koncesion fushat naftëmbajtëse në jug të vendit. Në fakt, këshillimi nuk ishte asgjë më shumë se një formë paralajmërimi nga ana e McGonigal për Ramën, që mos të dorëzonte fushat e naftës tek rusët.

Në SHBA, Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky, janë cilësuar në një seancë dëgjimore të Senatit amerikan (2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvizjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë. Ndërsa në komunikatën e Komisonit Energjitik të BE-së (2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco.

Kompania “Jurimex”, pjesë e grupit “Centrex”, përfaqësohej në Tiranë nga Arian Tartari, ish-partneri i deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila kishte aplikuar për fushat e naftës që në vitin 2016, por procedura kishte mbetur në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila hezitoi të merrte një vendim.

Albana Vokshi dhe ish bashkëjetuesi i saj Arian Tartari

Charle McGonigal i kërkoi Edi Ramës, që të jetë i kujdesshëm me kompanitë guackë me pronarë rusë që duan të operojnë në Shqipëri, duke përmendur me emër rastin konkret. Pas kësaj, qeveria shqiptare ndërpreu procedurën dhe nuk e likuidoi kompaninë në fjalë. Përfaqësuesi i kompanisë ruse në Shqipëri, Arian Tartari, reagoi ashpër kundër qeverisë dhe e ka paditur atë në arbitrazh për shkelje të barazisë në dhënien e lincës.

Për këtë çështje këmi marrë në intervistë znj. Mimoza Ferraj, pronare në zonën naftëmbajtëse dhe ish studente e dhjetorit ’90, për të na shpjeguar kalvarin e vuajtjeve të saj dhe 156 familjeve të tjera të zonës me shfrytëzuesit dhe abuzuesit kryesor të naftës, mashtrimi me kompensimin dhe një aferë dhjetëra vjeçare, e cila ende sot nuk ka gjetur zgjidhje nga drejtësia dhe pronarët legjitim nuk kanë marrë ende atë që u takon.

Gazetari: Ju banoni dhe punoni në SHBA, çfarë lidhje keni me problemet e fushave të naftës në zonën Gorisht-Kocul?

Mimoza Ferraj: Kam një histori të hidhur që lidhet me fshatin Mertiraj, komuna Vllahinë, Gorisht në rrethin e Vlorës, ku im atë zotëron një truall naftëmbajtës. Në procesin e krijimit të Albpetrol, nga shteti në bashkëpunim me privatët, u kërkua që të shpërnguleshin dhjetëra familje të bashkëfshatarëve të tim eti, në mënyrë që territori naftëmbajtës të vihej në dispozicion të bashkëpunimeve me partnerë të huaj. Qeveria Meksi, me vendim të datës 11/2/1993, familjeve të zonës iu ofrua si kompensim për shtëpitë nga një apartament në qytetin e Vlorës dhe për sipërfaqen e tokës një shifër prej 400 lekë të vjetra për dynym. Pastaj, me vendim të datës 1/7/1996, territori në fjalë i kaloi në përdorim Shoqërisë Albpetrol. Ndonëse u detyruan të futen në apartamentet e ndërtuara në Vlorë, përkundrejt braktisjes së shtëpive, asnjëri nga ish pronarët nuk e pranoi kompensimin e ofruar për truallin, pasi e konsideruan atë qesharak dhe fyes ndaj vlerës reale të tokave të tyre naftëmbajtëse. Im atë e ruajti pronësinë e tij të paprekur dhe nuk pranoi as apartament dhe as kompensim për tokën, duke shpresuar se një ditë do të vihej e drejta në vend, jo vetëm për të, por edhe për bashkëfshatarët e tij. Ndërkohë vitet kaluan dhe qeveritë, jo vetëm që nuk e vunë “ujin në zjarr” për të rregulluar me vlera të pranueshme sistemin e kompensimit, por vetë Albpetrol u bë objekt i skemave të njëpasnjëshme korruptive, nëpërmjet shitjeve e blerjeve brenda një qarku të mbyllur biznesmenësh të lidhur me pushtetin. Kështu çështja e kompensimit të fshatarëve të shpërngulur nga pronat e tyre humbi nga dosjet zyrtare, që kalonin nga një dorë në tjetrën.

Gazetari: Si ndikuan aferat brenda Albpetrolit në fatin e pronave tuaja?

Mimoza Ferraj: Fatkeqësia e fshatarëve të Gorishtit, vazhdoi me faktin se zonën e tyre naftëmbajtëse, Albpetrol ia dha për shfrytëzim kompanisë “Stream Oil & Gas”, me pronar zotin Arian Tartari, ish bashkëjetues i deputetes Albana Vokshi. Njihet mire nga shtypi dhe institucionet përkatëse saga e turpshme e kesaj kompanie, që shfrytëzoi egërsisht dhe pa shlyer detyrimet ndaj Albpetrolit, zonat Gorisht-Kocul, Ballsh-Hekal dhe Cakran-Mollaj, sëbashku me venburimin e gazit në Delvinë. Kjo kompani më pas tentoi të humbiste gjurmët e abuzimeve nëpërmjet disa shitblerjeve brenda të njëjtit rreth njerëzish si Sotiris Kapotas, Arian Tartari dhe Naim Kasa (ky i fundit ka përfunduar në burg). Janë disa emra kompanish offshore që u përfshinë në këtë qark të mbyllur shitblerjesh si “GBC Oil Company Ltd”, “Transatlatic Petroleum”, “Transatlantic Albania Ltd”, “Stream Oil & Gas Ltd”. Madje “GBC Oil Company Ltd”, paditi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit METE-n, AKBN-ën dhe Albpetrol SH.A, duke përfituar një dëmshpërblim prej rreth 12,5 milion dollarë, të cilin me të drejtë shteti shqiptar po e kundërshton.

Biznesmeni Sotiris Kapotas, i cili bashkë me partnerin e tij shqiptar Arian Tartari, kontrolloi nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj

Gazetari: Duket se e njihni me themel këtë çështje?

Mimoza Ferraj: Sigurisht që e njoh! Informacionet i kam të plota dhe të dokumentuara për detajet e pakta që po përmend dhe për ato të shumtat që do t’i them në një moment tjetër. Në bazë të tyre kam bërë edhe denoncime verbale të ish kryeministrit Sali Berisha, të ish ministrit të METE-s Ilir Meta, të ATP, në shtyp, etj. Madje në vitin 2011, tek zyra e Ilir Metës, ndërsa po shpalosja fijet e korrupsionit, jam kërcënuar me jetë nga Naim Kasa.

Në foto biznesmeni i arrestuar Naim Kasa, i përfshirë në skemë mashtrimi me faturat në bashkëpunim me zyrtarë të AKBN duke i ka shkaktuar një dëm prej 1.5 milion dollarë shtetit

Gazetari: Cila është arsyeja pse keni nisur këto denoncime?

Mimoza Ferraj: E para për të çuar në vend amanetin e tim eti, lidhur me sa shpjegova mësipër dhe e dyta, duke punuar prej 23 vitesh në sistemin e drejtësisë amerikane dhe duke qënë një ndër nismëtarët e lëvizjes demokratike si studente e dhjetorit, nuk mund te pajtohem me padrejtësitë që u shaktohen njerëzve, por sidomos me ngurrimin për t’i vënë në vend këto padrejtësi tani që sistemi i drejtësisë ka pësuar reformim. Është skandaloze që të mbyllen sytë para faktit, se bashkëfshatarët e mi janë mashtruar disa herë resht duke filluar që nga qeveria Meksi, e cila ua mori tokën “për një copë bukë”, e duke vazhduar pastaj me vjedhjen që iu bë atyre dhe shtetit nga kompania “Stream Oil & Gas Ltd”. Por është edhe një element tjetër shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Erdhi puna që nafta e kësaj zone do të shfrytëzohej nga një kompani ruso-serbe, në bazë të marrëveshjes midis Naim Kasës dhe Ljubica Momcilovic (gruaja e një gjenerali të ish Jugosllavisë). Nafta do të depozitohej në Porto Romano, ku do të luante rol z. Damir Fazllic. Ky plan me prapavijë ruso-serbe fatmirësisht dështoi në saj të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, pas lajmërimit nga Charles McGonigal, i cili e njoftoi se kompania në fjalë kishte lidhje me oligarkun rus Robert Nowikovsky, i përmendur si problematik për sigurinë kombëtare në një seancë dëgjimore të Kongresit Amerikan?

Gazetari: Cili është mesazhi që doni t’i përcillni shtetit dhe organeve të drejtësisë?

Mimoza Ferraj: Në kushtet e drejtësisë që pretendohet se është reformuar, çështja e koncesioneve të naftës duhet të trajtohet me themel për të shmangur ndërlikimet e mëtejshme me gjykatën ndërkombëtare dhe e dyta për të forcuar sigurinë e vendit në lidhje me një pasuri strategjike siç është “ari i zi”. Trajtimi me themel i çështjes, nënkupton bërjen e korrigjimeve të nevojshme, në mënyrë që të bëhet kompensimi i pronarëve të tokave sipas vlerës reale të tyre. Nga momenti i shpronësimit, për gati 20 vite, puset janë shfrytëzuar në mënyrë intensive duke sjellë fitime, një pjesë e të cilave duhet të perdoreshin për kompensimin e pronarëve të tokave. Për këtë ka llogari të dokumentuara të prodhim – amortizimit gjatë viteve. Kjo do të çoj, në vënien para përgjegjësisë me fakte, të abuzuesve të vjetër dhe të rinj, duke iu sekuestruar atyre pasuritë e vëna padrejtësisht, pasuri dhe fonde që sot janë ende në qarkullim të investuara për ndërtime pallatesh, si psh në zonën e Ish-Ekspozita Shqipëria Sot./Ekskluzive.al