HomeBota

Të shtëna rreth pallatit mbretëror në Riad, monarku saudit strehohet në bunker sigurie (Video)

Të shtëna rreth pallatit mbretëror në Riad, monarku saudit strehohet në bunker sigurie (Video)

Një situatë lufte ka ndodhur në Riad, jo shumë larg nga pallati i mbretit saudit, çka e ka detyruar këtë të fundit të strehohet në një bunker sigurie të jë baze ushtarake

Në fillim u raportuar se ishte një përpjekje ushtarake për grusht shteti, por doli që kaosi u shkaktua nga një dron.

Mediat saudite raportuan se sigurimi i familjes mbretërore kishte rrëzuar dronin që u shfaq në rrethin e pallatit, në një zonë ku ndalohen fluturimet.

Ky zhvillim vjen në një kohë tensioni ku hera-herës, rebelet Houthi në Jemen lëshojnë raketa drejt territorit saudit.

Autoritetet po hetojnë mbi autorësinë e dronit.

Një video tregon të shtënat rreth pallatit mbretëror në Riad.