HomeAktualitetDiaspora

E trishtë/ Gjendet pa jetë në makinën e tij aktori shqiptar

E trishtë/ Gjendet pa jetë në makinën e tij aktori shqiptar

Është gjetur i vdekur dhe pa shenja jete brenda një makinë aktori i njohur i serialit “O sa mirë”, Art Kurti.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se policia e Gjakovës ka marrë një njoftim ditën e sotme, se në rrugën Gjakovë-Goden është gjetur brenda një makine, një person që dyshohet të ishte i vdekur.

Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të serialit “O sa mirë”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në ndarjen e tij nga jeta.

Art Kurti njihet si “Gjakovari”. Ai ishte kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe dikur ka qenë ish-kameraman në “Tribuna Media Group”.