HomeAktualitetDebat

“Një erë e re ka nisur”! Pasi SHBA fundosi Sali Berishën, zv.kryeministri nxjerr videon ‘e fortë’: Paralajmëron goditje në nivele të larta

“Një erë e re ka nisur”! Pasi SHBA fundosi Sali Berishën, zv.kryeministri nxjerr videon ‘e fortë’: Paralajmëron goditje në nivele të larta

Sot shënon përvjetori i masakrës së Capaci-t, kur në vitin 1992, një atentat i stilit mafioz, i kryer nga Cosa Nostra, vrau Giovanni Falcone, gruan e tij Francesca Morvillo, gjithashtu edhe ajo gjykatëse, si dhe agjentët e shoqërimit Vito Schifani, Rocco Dicillo dhe Antonio Montinaro.

Në këtë ditë, zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Pas goditjes që SHBA i dha ish-kryeministrit Sali Berisha, Braçe është i bindur se një erë e re ka nisur për drejtësinë.

Sipas tij të gjithë do shkojnë para ligjit pavarësisht postit që mban.

POSTIMI I PLOTë

LUFTA KUNDER KRIMIT,

KRIMIT TE ORGANIZUAR APO MAFIEVE, NUK ESHTE CESHTJE PUSHKE!

ESHTE CESHTJE VULLNETI,

KURAJOJE, KEMBENGULJEJE, VENDOSMERIE, DISTANCE, TOLERANCE ZERO, SAKRIFICE!

GIOVANNI FALCONE E PAOLO BORSELINO VLEJNE PER KETE!

Shqiperia ka ende problem te madh PANDESHKUESHMERINE, PABARAZINE PARA LIGJIT;

Per kete arsye heronj negative dhe ende jo pozitive ne rradhet e #DREJTESISE!

Por nje ere e re ka nisur;

PO PREKEN PROKURORET E KORRUPTUAR, GJYKATESIT E KORRUPTUAR, POLITIKANET E KORRUPTUAR;

Tani duhet ndeshkueshmeri e qarte dhe gjithperfshirese ndaj grupeve kriminale, sipermarresve te korruptuar qe sherbejne si banka e lavatrice per ta, gjithashtu!

Tani,

duhet nje levizje e forte kunder korrupsionit e krimit te organizuar deri ne nivelin e nje kulture te re perfshirese per barazi para ligjit,

ndeshkim ndaj gjithkujt qe perfshihet ne korrupsion e krim!