Gjykata speciale në Hagë hedh poshtë mundësinë e zhbërjes së saj nga Kuvendi i Kosovës.
Përmes një reagimi për Radio Europa e Lirë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, tha se ky institucion nuk komenton hollësitë e ndonjë hetimi dhe vendimin, apo se kur do të përfundojë mandati i saj.
Sipas tij mandati i kësaj gjykate do të vazhdojë për aq kohë sa Bashkimi Europian do të vlerësojë se hetimet dhe gjykimet për çështjet që kjo gjykatë mbulon kanë përfunduar.
Pra sipas këtij idiote BE në emër të Serbisë do e lëshoi nga zinxhiri qentë e Hagës për të kafshuar UÇK me urdhër të saj por në emër të popullit të Kosovës
“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha zëdhënësi i ZPS-së, Chris Bennett.
Debati për mundësinë e zhbërjes së kësaj gjykate lindi pas vendimit të 16 shtatorit të shkallës së parë që dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Ky vendim u përball me kundërshti të mëdha në Kosovë, duke shtuar zërat për zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kjo kërkesë u artikulua në mënyrë të qartë edhe në protestën e së premtes në Prishtinë.
Madje duke e konsideruar si vendim të padrejtë dhe të pabazuar në fakte, disa deputetë të PDK-së në Kuvendin e Kosovës kërkuan të mbahet një seancë për zhbërjen e Speciales.
Gjykata speciale është nën juridiksonin e Republikës së Kosovës pavarsisht ku e ushtron aktivitetin dhe as që e pyetnjeri BE sepse ky idiot zëdhënës nuk e ka idenë fare që nuk është strukrturë e BE dhe Kosova nuk është as antare dhe as kandidate e BE-së. BE ka mandat vetëm për instuticionet e saj dhe jo për ata që janë rezident në teritoret e saj si qiraxhinj./Ekskluzive.al

